Lëvizja Socialiste për Integrim ka denoncuar një tjetër rast dhune në radhët e eksponentëve të saj. Këtë herë shqetësimi ka ardhur nga Puka, ku kryetarja e LSI-së dhe kryetarja e LRI-së, pretendohet se janë dhunuar nga persona ende të paidentifikuar.


Sajmira Laçi dhe Romina Kuçi, thuhet se ranë në pritë nga disa persona, të cilët i kanë dhunuar fizikisht. Ato ndodhen në spital për të marrë ndihmë mjekësore.


18 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)