
Nga vendi i ngjarjes mësohet se dy persona të maskuar kanë dhunuar me mjete të forta kryefamiljarin Xhevat Koburja, i cili punon si bukëpjekës, deri sa këtij të fundit i ra të fikët.
Gjithashtu, agresorët kanë lidhur pjesëtarët e tjerë të familjes, për të grabitur më pas banesën e tyre. Aktualisht gruaja ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Familja Koburja është e njohur në Elbasan për prodhimin e bukëve dhe ëmbëlsirave.