DURRES – Persona të paidentifikuar kanë dhunuar mbrëmjen e djeshme zyrën e Partisë Demokratike në Bashkinë e Manzës në qarkun e Durrësit.

Kryetari i PD-së së Manzës, Bedri Luku ka denoncuar sot në policinë e Durrësit dhunimin e zyrave të PD-së, prej ku mësohet se janë grabitur pajisjet dhe dokumente të rëndësishme.

Punonjësit e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa po punojnë për të identifikuar dhe kapur autorët.

(er.nu/BalkanWeb)