pranga7Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së djalit të tij. Sipas burimeve zyrtare të policisë së kryeqytetit, është arrestuar në flagrancë shtetasi Hysen Shullazi.

Mësohet, se 55-vjeçari në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj shtetases A. Shullazi, 23 vjeç, nuses së djalit të tij. 55-vjeçari akuzohet për dhunë në familje.

/Shekulli Online/