Mauro Icardi është kapiteni dhe lideri i Interit, gjë që e ka konfirmuar edhe gjatë ditës së sotme, ku skuadra është e grumbulluar në Londër, pasi në orën 21:00 do të përballet me Tottenhamin për sfidën e parafundit të fazës në grupe të Champions Leagues.


Sulmuesi argjentinas i zikaltërve ka menduar tu bëjë nga një dhuratë speciale të gjithë futbollistëve te skuadrës së Interit, duke u dhënë nga një orë Rolex, në shenjë falënderimi, për ndihmën që ata i kanë dhënë të shpallej krye-golshënues i sezonit 2017-2018.


Unë nuk do ta harroj kurrë Golshënuesi më i mirë i sezonit 2017-2018. Por nuk dua ta kujtoj vetëm, sepse pandihmën tuaj, nuk do të ishte arritur, shkroi sulmuesi i zikaltërve në Twitter, ku edhe postoi foto me bashkëlojtarët, pasi shpërndau dhuratat.


Në Londër kanë udhëtuar vetëm 19 futbollistë të Interit, por Mauro si një kapiten i vërtetë, ka menduar të qetësojë edhe ata që kanë mbetur në Milano, si Joao Mario, Gagliardini, Dalbert, por edhe ata që janë shitur apo huazuar gjatë sezonit të merkatos, si Lisandro Lopez, Nagatomo, Pinamonti, Eder, Karamoh, Santon, Rafinha, e Cancelo.


Në total kapiteni zikaltër ka blerë 34 ora Rolex, me një vlerë prej rreth 5000 eurosh për copë, duke shpenzuar një shifër prej rreth 170 mijë eurosh, për të ndarë gëzimin e tij me shokët e skuadrës.



































28 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)