“Nuk më shqetëson prepotenca e Shteteve të Bashkuara, pasi ne nuk do të jemi një qeveri e shtrirë përballë vullnetit të të tjerëve. Italia nuk thotë PO zotëri.


Ky është pohimi më i fundit i zëvendëskryeministrit të Italisë dhe drejtuesit të lëvizjes anti-establishment 5 Yjet dhe që vjen pas deklaratës së kryeministrit të zgjedhur prej tij dhe Matteo Salvinit, i cili e shprehu hapur mbështetjen për Rusinë, duke kërkuar heqjen e sanksioneve të vendosura pas aneksimit të Krimesë.


“Ne mbetemi aleatë të NATO-s dhe SHBA-ve, por gjithashtu do të çojmë përpara dialogun me vendet e tjera, të tilla si Rusia, siç ka qenë gjithmonë, u shpreh Di Maio.


Ai shtoi: “Unë jam i shqetësuar për sanksionet ndaj Rusisë. Ne nuk do të jemi qeveri që do ti shtrijë dorën të tjerëve, theksoi ai duke iu referuar çështjes së emigracionit dhe negociatave për Traktatin e Dublinit.


7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)