Real Madrid ka paralajmëruar Chelsean dhe Manchester Cityn të mos humbin kohë në kërkim të mesfushorit ofensiv Angel di Maria.

Argjentinasi 23 vjeq spekulohet me transferim në Premierligë pas paraqitjeve të shkëlqyeshme për gjigantin madrilen. Por, drejtori sportiv i Realit, Miguel Pardeza, ka theksuar se Di Maria nuk është në shitje.

“Di Maria mund të llogarisë në dashurinë dhe mirënjohjen e klubit. Ne nuk duam ta shesim. Jemi krenarë për ofertat që vijnë pasi ato janë dëshmi se transferimi i tij doli i suksesshëm”, tha Pardeza për mediet spanjolle.