Lojtari i Mançester Junaitid u shpall fitues si rezultat i votimit të gazetarëve sportivë. Ndërkohë lojtari më i mirë i kampionatit argjentinas u zgjodh Lukas Prato i Velez Sarsfield.
Di Maria shfaqi një performancë të jashtëzakonshme gjatë Botërorit "Brazil 2014", duke qenë një ndër lojtarët vendimtar në arritjen e Argjentinës në finale.
Ai nuk mundi të luajë në finalen e humbur përballë Gjermanisë si pasojë e një dëmtimi.
Gjatë vitit që po lëmë pas Di Maria ishte pjesë e rëndësishme e suksesit të Realit të Madridit në Ligën e Kampionëve./Start/E.SH/