Chelsea i beson Roberto di Matteos. Sipas të përditshmes britanike Daily Mail, kampioni i Evropës duket se është bindur për kualitetet e trajnerit italian, të cilin thuhet se ka vendosur ta mbajë në detyrë edhe për sezonin e ardhshëm.

Di Matteo mori drejtimin e Chelseas në baza të përkohshme pas shkarkimit të Andre Villas-Boasit dhe përfundoi sezonin duke fituar trofeun e FA Cup dhe Ligën e Kampionëve.

Fillimisht besohej se as kjo nuk do t’i mjaftonte atij të mbetej në detyrë, por gjendja duket të ketë ndryshuar.