Radiotelevizioni “Ora News” shënon një tjetër sukses sa i përket shikueshmërisë dhe profesionalizmit. Kësaj radhe është emisioni “Start”, i drejtuar nga Ermal Peçi dhe Dajana Shabani, të cilët janë cilësuar nga revista italiane “Di piu TV”, si emisioni më i ndjekur nga të gjitha grupmoshat, që jetojnë në Itali. Revista italiane “Di piu TV” në shkrimet e saj, fokusohet në programacionet më të mira, të mediave italiane e rajonale. Ndërsa, në numrin e parë të revistës për muajin gusht, veçon emisionin Start”, të prenzatura në “Ora News” si më të ndjekurin nga të huajt, që jetojnë në Itali.

 


Emisioni “Start” vjen çdo mbrëmje në mesnatë, në ekranin e “Ora News”, për dy orë rresht transmeton live, informacionet më të rëndësishme të ditës, por edhe me tema të aktualitetit, duke e bërë atë më të afërt me teleshikuesit. Ndërsa, sezoni i i vjeshtës është ende disa ditë larg,


Ermal Peçi dhe Dajana Shabani kanë menduar për detajet dhe për mënyrën sesi do ta sjellin atë për teleshikuesit e “Ora News”. Megjithëse nuk do të ndryshojë formati, ata premtojnë më shumë argëtim dhe informacione.




Emision “Start”, vjen çdo mbrëmje në mesnatë, në orën 00:00 deri në orën 2 pas mesnate. Gazetarët, përveç ngjarjeve më të rëndësishme të ditës, përcjellin informacione nga bota e show bizit, kultura por edhe në komukim të vazhdueshëm me teleshikuesit, përmes mesazheve, telefonike apo edhe rrjetit social Facebook.