Moria Ricci artiste e re italiane vjen me ekspozitën Lookafering në Muzeun Marubi në Shkodër, kuruar nga Lek M. Gjeloshi. Domethënia e fjalës Lookaftering, duke iu referuar fillimisht një përkujdesjeje në akt e sipër (të evokuar në një farë mënyre në mungesë), na projekton gjithashtu tek marrëdhënia e çuditshme mes shikimit e kohës, vazhdimësia e të cilës, dhënë nga mbrapashtesa -ing që e shkëput prej realitetit të fjalorit, duket se mban ende në veprim, pavarësisht se si të kaluar, atë pjesë kohore që për definicion nuk është më.


Kemi të bëjmë me një fjalë të përveçme, ku shikimit të ndalur e pa kohë, megjithëse të disponueshëm, i rrjedh një e kryer potencialisht e hapur dhe e mundur. Pak a shumë si në idenë e Grekëve, që sipas Roland Barthes hynin te Vdekja së prapthi: ajo çka kishin përpara ishte e kaluara e tyre.


Drejt një perspektive të ngjashme, ku atmosfera e një kohe tjetër përkon me një kohë të tjetërsuar, orientohet edhe ekspozita e artistes italiane Moira Ricci në Muzeun Marubi, me dy vepra të realizuara kryesisht nga ngjarje të jetës së saj private, të cilave i rikthehet me një protagonizëm diskret, e në një dialog të pamundur, gati-gati obsesiv, me imazhet e nënës bashkautorë indirekte e momenteve që ata rrëfejnë. Dy vepra të Moira Ricci vijnë në ekspozitën Lookafering, e na rrëfejnë për ngjarje të jetës së saj private, të cilave artisja i rikthehet në një dialog të pamundur me imazhet e nanës.


Moira jeton dhe punon në Itali. Puna e saj (fotografi, video, instalacion), shpesh me karakter autobiografik, trajton tematika të lidhura me identitetet sociale e individuale, historitë familjare, shtëpinë dhe lidhjen me territorin duke gërshetuar shpikjet teknologjike me rizbulimin e imazhit të një përkatësie shoqërore.


Ekspozita kurohet nga Lek M. Gjeloshi. Praktika artistike e tij fokusohet kryesisht në përpunimin e një intensiteti të veçantë që çliron mungesa e objektit të kërkimit. Duke kaluar nga video tek site-specifik e në aksione të tjera konceptuale, aplikimi direkt, ai i dukshëm ose vizual i punës së tij realizohet në një marrëdhënie intime me hapësirën e krijuar ose të gjetur. Nga 2007 ka qenë pjesëmarrës i disa ekspozitave kolektive. Ne 2015 shpallet fitues i edicionit IV të çmimit “Idromeno” për artistët e rinj. Në 2016 realizon dy ekspozita personale: All my colours turn to clouds, në Villa Romana, Firence; Off-cells, në Galerinë e Arteve të Shkodrës.


Në të njejtin vit shpallet fitues i çmimit Ardhje, organizuar nga TICA Tirana Institute of Contemporary Art, në Shqipëri. Në 2018 do të jetë artist në rezidencë në Residency Unlimited, New York. Aktualisht është përgjegjës i arkivës dhe i menaxhimit të koleksioneve pranë Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”.


Ndërsa Moira Ricci wshtw fituese e njw serë çmimesh. Çmimet: Çmimi i pare në Riccardo Pezza Award (2000); Location1s International Residency Program, New York (2007); Gallarate Pezza Prize, edicioni XXIII (2009); e përzgjedhur në Discovery Award, Les Rencontres DArles Photography (2009). Ekspozita personale: Dove il cielo è più vicino, Tenuta dello Scompiglio, kuruar nga Emanuela De Cecco, 2014; 20.12.5310.08.14, Leeahn Gallery, Daeigu, 2014; Per sempre con te fino alla morte, Galleria DArte Contemporanea Laveronica, Modica (Ragusa), 2012; Da Buio da Buio, kuruar nga Andrea Lissoni at XING, Padiglione Darte Contemporanea, Ferrara, 2009; Interfuit, kuruar nga Emanuela De Cecco, Artopia, Milan, 2006.


Ekspozita në grup: We Have Never Been Modern, kuruar nga MariaRosa Sossai dhe Angelo Gioè, Song Eun Art Space, Seoul; Autoritratti. Iscrizione del femminile nellarte italiana contemporanea, various curators, MAMBO (Museo darte moderna di Bologna), Bologna, 2013; Family Talk, kuruar nga Marco Antonini, FUTURA Centre for Contemporary Art, Prague, 2012; 14e édition de la quinzaine photographique nantaise, directed by Association QPN, au Lieu Unique, Nantes; 33-asis Fotomenininku seminaras Nidoje, drejtuar nga Lietuvos fotomenininku sajunga, Nida, 2011; Le Festival darts visuels Images, 2010, drejtuar nga Stefano Stoll dhe Raphaël Biollay, Vevey, 2010; Rewind, kuruar nga Laurent Fiévet, La Maison de La vache qui rit, Lons-le-Saunier, 2010; Realtà Manipolate.


Come le immagini ridefiniscono il mondo, kuruar nga Martino Marangoni, Franziska Nori, Brett Rogers dhe Luminita Sabau, Strozzina-Palazzo Strozzi, Florence, 2009; Hors Pistes, Centre Pompidou, Paris, 2009; Aspettando Manifesta, kuruar nga Paola Tognon, Bolzano, 2008; A Snake on a Tree, kuruar nga Marco Antonini, White Box, New York, 2008; Location1 Projects Room, curated by Nathalie Angles, Location1s Gallery, New York, 2008; Invisible Miracles, kuruar nga Anna Daneri dhe Roberto Pinto, XIII CSAV Fondazione Antonio Ratti, Viafarini, Milano 2007; Netmage, kuruar nga Andrea Lissoni dhe Daniele Gasparinetti, Palazzo Re Enzo, Bologna, 2007.


28 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)