Nga Petrit Selimi


Dy lideret kosovare qe perbejne alfen dhe omegen e vendimmarrjes politike ne Kosove, po vizitojne Uashingtonin per se dyti here, ne me pak se nje vit. Thirrja per vizite u be ne kohen e festimit te pervjetorit te pare te Pavaresise, gjest ky simbolik qe hap disa shtigje interpretimi. Doemos thirrja e bere nga Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, eshte nje rikonfirmim i qasjes amerikane vis-à-vis Kosoves dhe Ballkanit Perendimor ne Administraten e Obama's. Konspiracionistet anembane Ballkanit kane shikuar me llupe cdo deklarate te Obama's dhe Administrates se tij, per te pare nese ka ndonje "zbutje" karshi Serbise dhe rikonsiderim te pozites rreth pavaresise se Kosoves.


Para ca muajve diskutohej per poziten e Ramm Emanuelit, Shefit te Kabinetit tek Obama qe bashkekryesonte edhe lobin serb ne Kogres Amerikan (se bashku me Rod Blagojevich, Guvernatorin e turperuar te Illionisit qe u mundua ta shese karrigen e Obama's ne Senat per 100.000 dollare). Kosova nuk ishte fort ne listen e prioriteteve urgjente te politikes se jashtme, dhe Ballkani nuk e fitoi perfaqesuesin special amerikan ne hierarkine e State Departmentit. Thirrja e Hillary Rodham Clinton per lidershipin kosovar, nuk ka dyshim qe ka rol primar heqjen e medyshjeve per ndonje rikalibrim ne SHBA.


Por, State Department nuk ka ftuar Sejdiun e Thacin ne Amerike per t'i dhene levdata njeri-tjetrit dhe per te pire caj rusi. Para dy javeve, nje raport i agjencive amerikane te inteligjences, i perpiluar nga shefat e CIA's, FBI'se, DIA's, e qe u prezantua ne Kongres, fare papritmas e ritheksoi Kosoven si pike te konfliktit potencial. Spiunet amerikane e kishin futur gjendjen ne Ballkan ne top peseshen e ceshtjeve me sensitive dhe potencialisht me te rrezikshme ne rruzull tokesor. Situata ne veri te Kosoves dhe problemet e vazhdueshme etnike ne Bosnje u vleresuan si faktore qe mund ta destabilizojne Evropen. Me gjase, SHBA-es e kane kuptuar se ballkanasit kane nevoje ende per lidership te forte amerikan dhe qasje te pandryshueshme te dedikimit ndaj stabilitetit ekonomik dhe politik. Zonja Sekretare e Shtetit, me kete thirrje bere kosovareve, deshiron edhe te parandaloje ndjenjen e izolimit dhe harreses qe mund te perthekoje strukturat politike ne Ballkan, qe hap mundesi te konfliktit.


Megjithate, edhe pse nuk kam ndonje informate nga burimet primare, besoj se Kryetari e Kryeministri do marrin edhe porosi me konkrete se rikonfirmim te thjeshte te qasjes pozitive amerikane. Fjala eshte per procesin qe na pret te dialogut me Serbine ne ceshtje teknike, qe do te implementohet ne baze te raportit te Ban Ki Moon, te votuar unanimisht ne Keshill te Sigurimit, si nga fuqite pro-serbe ashtu edhe nga ato pro-indipendiste.


Qeveria e Kosoves e ka pare te aprovuar si aneks ne dokumentin final, refuzimin e vet formal ndaj planit fillestar te Gjashte Pikave. Megjithate, dialog do te kete, per kete nuk ben ta rrejme as vetveten as popullin. Shpresoj se Hillary Rodham Clinton do t'i porosise kosovaret qe Amerika do te vazhdoje te ndihmoje ne lobim per pranim te pavaresise dhe ne prezantim te argumenteve ligjore ne Gjykaten Nderkombetare. Shpresoj edhe se SHBA-te do te vazhdojne dhe do ta rrisin ndihmen ne uniforma, mjete dhe para per Forcat e Sigurise se Kosoves, konform linjave tashme te aprovuara buxhetore ne Kongres Amerikan, qe kane ndare mjete substanciale per FSK. Por, shpresoj qe Clinton, po ashtu, do t'u tregoje kosovareve qe me 2009 Kosova duhet te jete ajo qe do te jete e hapur per dialog dhe diskutime. Askush nuk do te kerkoje ndryshim te Kushtetutes kosovare, por ne duhet te fillojme ne menyre agresive te kerkojme dialog me Serbine per ceshtjet e mbetura teknike. Kthimi i eksponateve arkeologjike qe perbejne krejt thesarin tone te trashegimise kulturore, hapja dhe doganimi i mallrave ne dy pika kufitare veriore, veprimi i unifikuar i forcave policore ne Kosove, dhe investimet qe duhet bere ne komunitetet serbe dhe shqiptare ne Mitrovice, financuar pjeserisht nga doganat e mbledhura ne veri - qe te gjitha jane keto pika ku NE duhet te pergatisim plane dhe propozime, ndersa Jeremici cinik duhet te jete inatcori, qe do te refuzoje palen kosovare.


Momentalisht eshte Serbia qe po "kidnapon" temen e dialogut, duke e prezantuar ate si debat per status (edhe pse eshte fare e qarte qe kjo nuk qendron). EULEX tashme ka marre detyrat dhe po vendoset ne tere Kosoven, keshtu qe ne nuk kemi c'te humbim nese hapin dyert dhe zemrat tona per ndermjetesuesit e ndryshem nderkombetare, qe do te na sillen kendejpari me 2009. Nuk e shoh se si fjalimet e tepruara dhe dramatike per ndalesa vizite Tadicit a Bogdanovicit mund te kene ndonje efekt ne permiresim te pozites tone nderkombetare. Eshte fare e qarte se keto jane hipoteza per perdorim te brendshem afatshkurter, qe kane zero efekt ne gjendje reale. Kosoves i nevojitet jo propagande qe ka efekte "patriotike" per 24 ore, e efekte frustruese tek populli ne afat te gjate. Neve na nevojitet qe zyrtaret ligjore dhe keshilltaret e shumte te Kryeministrit e Kryetarit te fillojne te punojne duke krijuar platforme te gjere te dialogut, si me Serbi ashtu edhe me fqinjet tjere, gjithmone duke marre si baze interesat jetike te kosovareve.


Fare ne fund, e kam edhe nje porosi per Zannierin. E lus ta heqe nga raporti i vet per gjendjen ne Kosove piken qe flet se si shqiptaret ne Gjakove e kane rrenuar nje kishe. Nuk e di se cili keshilltar aspak politik ia ka futur kete paragraf, por le te jete e qarte qe kisha "ortodokse" ne Gjakove ishte e ndertuar nga Miloshevici gjate viteve '90 jo si objekt kulti, por si objekt qe ka simbolizuar okupimin. Ajo kishe kurre nuk ka pasur synim t'i sherbeje Zotit (sidomos jo ne qytet ku 99.99% te popullates ishin jo-serbe).


Rrezimi i saj nuk eshte deshmi e jo-tolerances, por e deshires se gjakovareve t'i shkulin nga toka e dheut shenjat e viteve 1990, qe shkaterruan aq shume jeta ne vendlindjen e tyre. Aq do te duhej te jete e qarte.