Screenshot_2-30Partia Demokratike dhe koalicioni opozitar ka nisur në orën 15:00 në Dibër, mitingun përmbyllës elektoral për kandidatin e tyre, Sherefedin Shehun, me praninë e kreut të opozitës, Lulzim Bashës.

Takimi ka nisur me fjalime pikante, të shkurtër e me fabula, nga secili prej aleatëve të PD-së në fushatë:

NDOKA: MENDJA PUSHOI NE DIBER

Politikani i parë që ka marrë fjalën ka qënë kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, parti në koalicion që vlerësoi mençurinë e dibranëve për të zgjedhur njeriun e duhur në krye të Dibrës, Sherefedin Shehun. "Mendja lindi në Shkodër, por pushoi në Dibër," tha Ndoka.

SHEHU: TE DIELEN, KEMI 2 PUNE PER TE BERE

Pas tij, e mori fjalën aleati tjetër opozitar, kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, i cili nënvizoi: "Të dielën në kemi dy punë për të bërë: E para, që do të çojmë në zyrën e bashkisë z.Sherefedin Shehu, për të mirën tuaj, për zgjidhur çështjen publike, shërbimet për qytetarët dhe kemi një punë të dytë, ndoshta më të madhe sesa kjo, që j'i japim një sinjal opozitës shqiptare - se opozitë është kjo - se po i mbarohen ditët. Unë jam i sigurt se të dielën do të jemi këtu me fitore!"

SPAHIU: JO 50, POR 300 EURO T'U MERRNI PER VOTE

Fjalën e mori dhe Kreshnik Spahiu i AK-së: "Mitingu i sotëm dhe zgjedhjet e sotme janë historike. Kryeministri erdhi një vit më parë dhe u dha një mesazh, grave të Dibrës, kurse këtë herë s'u dha mesazh as burrave...

...Një dibran më tha: O Kreshnik, po na afrojnë nga 50 euro! - "Jo, - i thashë, - e kanë pazarin 200 euro, po ju merruni nga 300 euro dhe i paçi hallall, se janë paratë tuaja!"

DUKA: SYTE E GJITHE SHQIPERISE JANE KETU

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, vërejti: " E gjithë Shqipëria i ka sytë tek zgjedhjet e Dibrës. Pushteti vendor kërkon menaxherë të aftë. Do të hezitoja të isha këtu nëse kandidati ynë do të ishte tek e majta. Të dy kampet kanë zgjedhur kandidatë të mirë. Ne duhet të fitojmë, në fillim në Dibër dhe pastaj në gjithë Shqipërinë."

MEDIU: JO BUJKROBER TE ARAVE TE KRIMIT DHE KANABISIT

Ndësa Kryetari i PR, Fatmir Mediu tha: "Ne sot do të zgjedhim a do të bëhemi bujkrobër të arave të krimit dhe kanabisit apo do të bëhemi njerëz të punës dhe mençurisë, a do të pranojmë që arroganca, vrazhdësia, të zotërojnë vendin tonë, a do të lejojmë ne që fatin e Dibrës ta lëmë peng të interesave të krimit. Dibra nuk mposhtet as me haraç, as me kërbaç, ndaj sot ne me votën të të shembim murin e mjerimit."

NOKA: TI, EDI RAMA ME 40 HAJDUTE, MENDOHU KU DO TA FUSESH KOKEN

Deputeti Flamur Noka, që foli në hapje në emër të PD, bëri një thirrje në miting: "Hiqeni mendjen, hajdutë trafikantë se mund të dhunoni votën e dibranëve. Hiqni mendjen se mund t'i blini ata! Dibranët ju kanë dhënë dhe do t'ju japin mësim. Fatin për sot dhe të ardhmen e Dibrës, e kanë këto burra dhe gra të mrekullueshme, e kanë dibranët dhe jo horrat e pushtetit.

Ti, Edi Rama dhe 40 hajdutët e tu, mendohu se ku do të fusësh kokën nesër se dallga e ndryshimit do të ngrihet nga Dibra dhe do të vërshojë në të gjithë Shqipërinë për t'ju shporrur Rilindjen, babëzinë, krimin dhe trafikantët".