Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Maqellarë të Dibrës. Sipas policisë, një 32-vjeçar është vrarë me armë zjarri në oborrin e shtëpisë së tij rreth orës 1 e 30 të natës.


Policia e Dibrës me të marrë njoftimin, ka shkuar në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli, si dhe po krihet e gjithë zona për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje.


Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar prova të mundshme që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes.


11 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)