Bulqize-Mat - Bojkoti procesit te votitmi ne afrimi i fushatave elektorale sherben per te pakenaqurit e rajoneve te ndryshme edhe si element presioni per te terhequr vemendjen e organeve qendrore apo vendore per plotesimin e premtimeve te bera me pare apo investime te munguara.




Rreth 700 minatore te Bulqizes kane kercenuar se nuk do jene pjese e ketyre zgjedhjeve e 8 majit perfshire edhe familjaret e tyre nese nuk do tu plotesohen disa kerkesa. Tre jane kerkesat tona kryesore te cilat ia kemi bere te ditura qeverise dhe Kuvendit te Shqiperise nepermjet nje peticioni jane Se pari kerkojme te miratohet statusi i minatorit se dyti te ulet mosha e daljes ne pension dhe se treti te hiqet taksa e sheshte qe paguajne minatoret pasi ka ulje drastike te pages per shkak te kesaj takse tha kryetari i sindikalisteve te Bulqizes Dilaver Perkoxha. Minatoret jane shprehur se bojkoti i zgjedhjeve te radhes eshte arma e fundit qe u ka mbetur.




Me bojkot kercenojne dhe plot banore te fshatrave te Lugines se Matit. Perfaqesite e fermereve te Sucit bashkise Klos komunave Lis e Gurre jane shprehur se do tu bejne thirrje banoreve te mos paraqiten per votimet e 8 majit nese nuk do te vihet ne pune kanali ujites i Klosit. Fermeret e kesaj zone madje i jane drejtuar dhe prokurorise per te hetuar per keqperdorimin e fondit per kete veper.

Gjergj Marku