Dy dyqane janë vjedhur gjatë natës duke u gdhirë e shtunë në fshatin Pocest të Komunës Maqellarë të Dibrës. Persona të paidentifikuar kanë vjedhur dy dyqane në këtë fshat. Nuk dihet nëse kanë qenë të njëjtët persona që kanë realizuar këto vjedhje, por fakti që ata janë vjedhur brenda të njëjtës natë, të çon në përfundimin se kanë qenë të njëjtët persona që në bashkëpunim kanë realizuar këto vjedhje. Zëdhënësi i policisë së Dibrës tha se në çdonjërin prej dyqaneve të vjedhur vlera e dëmit shkon në rreth 200 mijë lekë. Policia ka shoqëruar disa të dyshuar.