Pirateria televizive, në kuptimin më të qartë të fjalës është vjedhje! E si çdo vjedhje, ajo ka pasoja financiare. Për rastin e Shqipërisë, kompania Digitalb ka bërë një përllogaritje të humbjeve që shkakton ky krim.



Përllogaritet që të jenë rreth 150 mijë abonentë, të cilët konsiderohen të paligjshëm, pasi nuk kanë një kontratë me operatorin e shërbimit të medieve të transmetimit. Kjo, e përkthyer në një vlerë financare kap shifrën rreth 10 milionë euro çdo vit. Por, ky dëm nuk iu shkaktohet vetëm operatorëve, ky dëm shkon dhe për buxhetin e shtetit, ku sipas të dhënave të nxjerra nga Drejtoria jonë e Financës, dëmi në buxhetin e shtetit kap vlerën rreth 2 milionë euro për TVSH-në dhe rreth 1.5 milion euro të tatimfitimit, tregon Besmir Alushi, jurist i Digitalb-it.


Pra, i gjithë ky abuzim masiv shkakton humbje të madhe financiare për kompaninë dhe humbje për buxhetin e shtetit. Gjithashtu, pirateria sjell edhe mungesë investimesh në programacion dhe teknologji për Digitalb.