Zjarri që ra në orët e para të mëngjesit të sotëm në një banesë në qytetin e Shkodrës i ka marrë jetën një të moshuare.


Mësohet se Laje Betja, 80 vjeçe humbi jetën në ngjarjen e rëndë që ndodhi në rrugicën e njohur si e Koplikëve në kryeqendrën e veriut.


Megjithëse është tentuar ti jepet ndihma e parë të moshuarës, zjarrfikësja dhe mjekët e kanë pasur të pamundur pasi flakët kanë shkrumbuar banesën.



























Zjarri nuk ka qenë i përmasave të mëdha, por dyshohet  se e moshuara mund të ketë qenë e sëmurë dhe nuk ka mundur të lëvizë.


Trupi i 80-vjeçares me pak djegie është gjetur në divanin që është përfshirë nga flakët dhe është dërguar në morgun e spitalit.


11 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)