Drejtori i Programeve Sfida e Mijevjecarit Bruce Kay deklaroi dje pasdite se te gjitha veprimtarite per programin e Gjykates Administrative kane perfunduar. Sipas tij afati perfundimtar ishte 30 shtatori. Drejtori Kay pergenjeshtroi deklaraten e dhene gjate paradites sipas te ciles ka shpresa per fondet per Gjykaten Administrative deri ne janar te vitit tjeter. Por ne nje reagim zyrtar te Ambasades Amerikane ai citohet te kete thene se nuk ka me mundesi per financimin e ketij projekti nga amerikanet. shte dicka e pafat qe Ligji per Gjykatat Administrative nuk u miratua ne afatin e kerkuar te 30 shtatorit 2010. Si rrjedhoje te gjitha veprimtarite e Programit per Gjykatat Administrative kane mbaruar tha Kay ne reagimin zyrtar te ambasades. Sipas po te njejtit njoftim projektet e tjera me Shqiperine do te vazhdojne deri ne 31 janar te vitit 2011. Programi per Gjykatat Administrative u perfundua me 30 shtator 2010. Programet e tjera - qe nuk kane lidhje me Gjykaten Administrative - pjese e Programit te Pragut II te Korporates Sfida e Mijevjecarit do te vazhdojne deri me 31 janar 2011 thuhet me tej ne njoftim.
Por me heret gjate paradites ne nje deklarate per mediat drejtori Kay deklaroi te kunderten. Duke iu pergjigjur interesimit te gazetareve per Gjykaten Administrative ai tha se Shqiperia ka nje tjeter mundesi per te perfituar nga fondet e qeverise amerikane nese do te arrije ta votoje ligjin deri ne janar te vitit te ardhshem. Fondi per ngritjen e Gjykates Administrative nuk eshte djegur por eshte pezulluar qe do te thote se dyert nuk



jane mbyllur. Ekziston edhe nje mundesi qe eshte afati deri ne 31 janar te vitit 2011. Ne qofte se brenda kesaj date ligji aprovohet ne Parlament atehere ekziston mundesia qe fondi prej 16 milione dollaresh te kthehet perseri. Por edhe ne qofte se ligji miratohet do te duhen edhe disa dite qe ai te hyje ne fuqi dhe kjo gje e ben kohen edhe me te shkurter tha Kay per mediat.
Duket se fondet per Gjykaten Administrative nuk do te jepen me nga qeveria e SHBA-se nepermjet programit Sfida e Mijevjecarit. Ky projekt i iniciuar nga USAID-i dhe ky program parashikonte qe ne Shqiperi te ngrinte institucionin e Gjykates Administrative. Ky institucion eshte kerkuar me force nga biznesi pasi projektligji parashikon qe te gjitha konfliktet mes administrates dhe privatit te zgjidhen ne kohe te shpejte jo si aktualisht kur proceset gjyqesore zgjaten edhe me vite.

SHBA e zhgenjyer nga deshtimi per te miratuar ligjin


Pas deshtimit te votimit te ligjit ne Kuvend ne daten 30 shtator Ambasada e SHBA-se ne Tirane reagoi duke thene se shpreh zhgenjimin e saj per deshtimin ne miratimin e ligjit mbi Gjykatat Administrative. Ne te njejtin reagim ambasada tha se u angazhua aktivisht me te dy partite dhe kerkoi mbeshtetjen e tyre per miratimin e ketij ligji. Ambasada e SHBA-se shpreh mirenjohjen e saj per masat e marra nga shumica parlamentare per te kerkuar miratimin. shte per te ardhur keq qe opozita zgjodhi te mos votonte projektligjin reagoi ambasada.

Opozita kusht hetimin e zgjedhjeve per votimin e ligjit


Partia Socialiste ka vendosur si kusht hetimin e zgjedhjeve te kaluara dhe berjen e transparences ne menyre qe te votoje ligjin per ngritjen dhe funksionimin e Gjykates Administrative. Ky ligj ka me se 2 vjet qe pret te votohet ne Kuvend pasi kerkon minimalisht 84 vota. Nga ana tjeter deputetet e opozites pretendojne se projektligji per Gjykaten Administrative duhet riparuar pasi ne mese nje te treten e neneve te tij duhet te kene ndryshime. Sipas tyre keto ndryshime jane keshilluar nga misioni EURALIUS.



Erald Kapri