Foto ilustruese
Foto ilustruese

Një makinë ka marrë flakë në ecje në Tiranë, fatmirësisht pa rrezikuar njeri.


Policia bën me dije se mjeti është djegur pjesërisht dhe shoferja e tij nuk ka pësuar dëmtime.


Sherbimet e zjarrfikses bënë të mundur fikjen e zjarrit.


Kjo është makina e dytë që merr flakë në ecje këtë të premte në kryeqytet.


Tiranë/Informacion paraprak


Më datë 03.07.2020, rreth orës 12:25, në rrugën Pirro Gode, dyshohet si pasojë e një shkendije elektrike, ka marr flakë në ecje dhe është djegur pjesërisht mjeti me drejtuese shtetasen B.GJ., ku ka vetëm dëme materiale.


Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.