Ndërsa Konferenca e Kryetarëve vendosi që sot të ketë seancë plenare, opozita, e cila ka djegur mandatet dhe ka bojkotuar jetën parlamentare, është kapur e papërgatitur.


Kjo, sepse opozita kishte caktuar ditën e enjte një protestë të radhës pikërisht para Parlamentit. Ndërsa pritet se çfarë vendimi do të marrë Basha, pasi planet me sa duket janë prishur, vjen dhe reagimi i parë nga Partia Demokratike.


Nënkryetari Edi Paloka e ka cilësuar seancën që ka caktuar mazhoranca ilegjitime. Kuvendi ilegjitim, mblidhet në ilegalitet. Pasi e rrethuan me tela me gjemba dhe salduan dyert hyrëse, tani kanë filluar të mbledhin dhe në ilegalitet. Seancën e së enjtes, po kërkojnë ta mbledhin fshehtas sot në orën 17.00. Sa mendoni se do zgjasni kështu?! Tik-tak… Nga kuvendi i Kristaqit, tek i Edvinit.



Gazeta Shqip