Gara në zgjedhjet e Partisë Demokratike të Kosovës është intensifikuar dy javë përpara mbajtjes së Kongresit Zgjedhor. Në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan garojnë edhe nga tre kandidatë për kryetar dege. Burime të Express thonë se gjasat më të mëdha për fitore i kanë Memli Krasniqi, Ramadan Muja dhe Qemajl Mustafa. Kurse në degën problematike të Vitisë pritet të fitojë Nexhmedin Arifi.


Posti i kryetarëve të degëve të PDK’së duket të jetë tejet i preferuar nga zyrtarë të lartë të kësaj partie.

Për të arritur këtë qëllim ata kanë mobilizuar njerëz dhe po përpiqen të marrin edhe mbështetjen e strukturave të larta të kësaj partie.


Gara më interesante po zhvillohet në disa prej qyteteve kryesore të vendit, si në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan, ku garojnë nga tre kandidatë.


Sipas burimeve jo zyrtare kryetarët e këtyre degëve do të zgjidhen brenda kësaj jave./ Indeksonline/