Nga selia e PD-së Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaron se protesta për zgjedhje të lira e të ndershme do të nisë nesër në orën 12:00 por qytetarët janë ata që do të vendosin se kur do të mbarojë. 


“Janë qytetarët që do të vendosin për kohëzgjatjen dhe mbarimin e protestës pa dyshim me fitore të kauzës qytetare”


Basha e quajti protestën e madhe, festë të demokracisë, por paralajmëroi policinë të mos provojë pasi ndryshe do të përballet me pasojat.


“Policia i ka marrë mesazhet. Po ia përsëris edhe sot. Të mos bie pre e manipulimit politik, Të mos provokojë ndryshe do të përballet me pasojat, por jam i bindur se e nesërmja do të jetë festë gjigante”


Basha tha se nesër të gjithë së bashku do të marrin një vendim për zgjedhje të lira e të ndershme.


“Dhjetra mijëra qytetarë kanë konfirmuar pjesëmarrjen në protestë, kanë konfirmuar qëndresën, përkushtimin deri në arritjen e fitores. Unë sot dua ti garantoj ata se nesër me fuqinë e madhe të pjesëmarrjes popullore e të bashkimit përmes një proteste madhështore, një shfaqje demokratike e forcës së pamposhtur por dhe paqësore do i tregojmë çdo shqiptari dhe botës mbarë që do të jetë me sytë tek ne, dhe do na mbështesë për fitoren e kauzës së drejtë për zgjedhje të lira e të ndershme”


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter