Me dhjetëra shkolla janë mbyllur në Hungari, Rumania (me -32 gradë) pothuajse është ngrirë e tëra, njësoj sikurse edhe pjesa më e madhe e Evropës Juglindore, ndërkohë që në Rusi temperaturat ka kohë që nuk shkojnë mbi -20 gradë celsius. Si pasojë e këtij moti, në Evropë tashmë janë raportuar afro 120 persona të vdekur.

Por, nuk është gjithkund kështu...

Për dallim, në New York temperaturat janë dukshëm mbi ato që e karakterizojnë këtë periudhë vjetore. Shumë njerëz kënaqen nën rrezet e diellit në Central Park, ku temperatura të enjten shënoi 16 gradë celsius.