Transmetuar me 27102016 - 0332








Nga Gjergj Metabr
br
I dashur A Kam qene edhe famullitar ne zonen tende per pak kohe te themi rreth 2 vjet aty diku perreth fshatrave te Fushe Krujes qe keto dite u perfol per kultivim lendesh narkotike Me njeh edhe ti se jemi takuar shpeshhere apo me ke pare ne rruget e fshatit tend apo duke pire ndonje kafe me njerezit atybr
br
Ti nuk ke per ta lexuar kete leter per shume arsye E para sepse ne elita letrat i shkruajme per njeri-tjetrin se ashtu jane ca muhabete ne i flasim vajzes qe te degjoje nusja Por edhe sepse ti ndoshta sot je roje ne ndonje parcele te mbjelle me kanabis me kallash ne krah ose po qeron bimet ne ndonje magazine ose po mban thaset e po i transporton ose thjesht je ne burg sepse kesaj here te kane kapur Une te njoh mire dhe e di kush je cfare mendon si arsyeton si je rritur dhe cfare ke degjuar qysh femije Ti je nje i ri i pas viteve 90 Ne keto vite ti nuk je rritur me propaganden komuniste ti nuk ke degjuar per xhaxhi Enverin e as per arritjet e medha te Partise dhe te pushtetit popullorbr
br
Ti nuk ke pare luften e klasave as nuk e ke ndier fare ate Ti nuk ke bere betimin si pionier i Enverit ti nuk ke qene debatikas dhe as nuk ke mbajtur shallin e kuq Shume gjera kesisoj ti nuk i ke bere dhe per kete je me fat Por ama nga ana tjeter ty te eshte servirur vazhdimisht si model ai i forti me makina luksoze qe e ka blere pak kohe pasi iku ne Itali Ti je rritur me modelin e te forteve te Kurbinit dhe FusheKrujes qe kane trafikuar femra jane marre me droge me vrasje etj Po Ky ka qene modeli yt Ti je rritur me fjale te tipit Hallall ia bofte Zoti atij Ai osht njish or ti Ai ka pas gjith ato kva ne Milano or plak Ho er burr ne ti se drog ka lujt se si ka bo dom kujt Osht i zoti nuk matesh dot me te se theq qafe Madje kur i ke pare keta tipa qe zbrisnin nga makinat e tyre luksoze ne lokalet e zones te blera ne pak kohe qe sapo dilnin nga makina i fusnin nje te shfryre hundeve dhe nje te peshtyre ne toke e pershendesnin he or zjarm ca ke bo ti eksitoheshe krejt dhe enderroje te ishe si aibr
br
Nderkohe ty qysh te vogel nuk te ka thene kush qe numrat e matematikes jane hyjnore dhe se shkenca eshte e bukur sa e bukur eshte gjeometria dhe algjebra se germat e shqipes jane te bukura e qe Eposi i Kreshnikeve poezite e Fishtes e te Naimit sonetat e Mjedes dhe perkthimet e Nolit jane nje ushqim per shpirtin Nuk te ka thene kush me ngulm se te lexosh Hygoin Dostojevskin Servantesin e Floberin Shekspirin e Dikensin njeh shpirtin krijues te kontinentit te vjeter Po ashtu nuk te kane vene ne dore kurre nje dialog te Platonit nje copez nga etika e Nikomakut te Aristotelit apo thjesht nje faqe te Kantit Hegelit Nices a ku ta di une Madje edhe emrat e tyre mund te duken te cuditshembr
br
Ti je rritur me tallavane dhe me reperet dylekesh dhe as te ka shkuar ndermend se ka nje Bach nje Mozart nje Bethoven e keshtu me radhe Sa shume do te kishte ndryshuar jeta jote po te kishe njohur ne vend te te forteve te Lacit Tropojes Tepelenes Vlores Fierit Durresit se paku nje nga keto emra qe te thashe me siper Me beso se jeta jote do te kishte qene krejt ndryshe Ti keto nuk i pate e as prinderit tuaj nuk i paten duke qene se ne keto vite ata me shume mundoheshin se si te siguronin buken per ty dhe vellezerit e motrat e tu Ata te lane punen por ti nuk e doje as punen sepse e pe qe yt ate dhe nena jote me pune cdo dite ne arat e tyre nuk arrinin te siguronin as buken e gojesbr
br
Ti e vure re se prinderit tuaj ne keto vite megjithese punuan cdo dite token ruajten lopet apo punuan roje ne ndonje biznes privat ne fund nuk paten leket e mjaftueshme kur gjyshja u semur rende apo ku mami pati nje tumor ne gjoks Ti e pe se ata qe mbaruan shkollen nga fshati apo lagjjja jote filluan pune ne nje call center dhe i rrofshin klasiket e letersise shkencat ekzakte etj Nderkohe qe ti shihje para teje parakalime tangarlleku nga moshataret e tu apo edhe pak me te medhenj me Kabriolet Cayenne e pastaj edhe me banale si X6 apo Ferrari E tani me vjen ndermend kur ti femije vije te Kisha bashke me femijet e tjere e luaje me ta luteshe me ta gezoheshe bashke me te gjithe moshataret e tubr
br
Por cfare ndodhibr
br
Pse tani je aty pas hekurave apo ne vetmine e nje are te mbjelle me lende narkotike te jashteligjshme apo brenda nje magazine ku pastron kanabis Pse Ja ku po ta them se sot je thjesht nje ushtar nje ushtar i vogel i paperfillshem i cili ka humbur lirine e vet dhe rinine e vet Te kane premtuar te fortet se po te beje kete pune fiton shume ne pak kohe dhe je i sigurt sepse policia na mbron Jo i dashur nuk ka nje polici qe mbron te keqen Policia nuk mbron krimin ajo heret a vone do ta luftoje ate Edhe policet jane prinder te disa te rinjve te moshes tende dhe thjesht duan te marrin rrogen e tyre Ka kriminele ne radhet e saj mund te kete drejtues te korruptuar por jo policiabr
br
Do te vije momenti qe nje dite do te hyjne ne magazinen ku je ti me kapuca te armatosur deri ne dhembe e do te bertasin ndal duart lart do te kapin e do te shtrijne pertoke duke te vene nje tyte te ftohte pistolete ne koke e do te vene prangat Dhe ti si ushtar qe je do te denohesh por shefat e tu jo Ata do te vazhdojne duke rekrutuar te tjere te rinj si ti duke filluar nga e para me premtimet e tyre e do ti shohesh atje te ti ne burg E megjithate te shkoi mire qe je ne burg se mund te ishe edhe nje kufome me shume dhe anonime ne parcelat e kanabisit Por une do te vij edhe atje te takoj ne burg jo per te thene se je djale i keq por per te thene se me gjithe te gjitha nese ti do ne fund te tunelit ka gjithmone drite dhe se mund tia dalesh por per kete duhet te dalesh nga terri ku je futur duhet te dalesh mbi vetvetenbr
br
Per kete duhet te kesh guxim e une jam ketu per te tinkurajuar qe te ikesh nga parcelat apo magazinat e kanabisit e te nisesh nje jete te re






lang enUS









p idlastbrbr





windowtaboola windowtaboola
taboolapush
mode thumbnails-a-escalator
slider true
placement Mobile Escalator Thumbnails
targettype mix