Temperaturat vazhdojnë të bien me ardhjen e hershme të dimrit por acari po ndihet edhe në bursë. Ndërsa kartmonedha amerikane ka vazhduar rënien, çmimet e naftës dhe gazit po rriten duke fituar gjithnjë e më shumë terren. Një fuçi naftë në bursën amerikane dhe në atë të Singaporit u këmbye me 75 dollarë, çmimi më i lartë ky në të gjithë vitin 2009. Shenjë e qartë kjo e optimizmit mbi rimëkëmbjen ekonomike të globit e si rrjedhojë të kërkesës për naftë. Ndër arsyet e kësaj rritjeje të ndejshme analistët rradhitin së pari dollarin. Rivalja euro u ngrit në nivelin më të lartë të këmbimit që nga gushti i vitit 2008. Një euro u këmbye me 1.48 dollarë. Ekspertët parashikojnë që deri sa normat e interesit në Shtetet e Bashkuara të rriten, dollari nuk do të rimëkëmbet. Çmimet e produkteve në bursë janë të gjitha të influencuara nga kriza ekonomike nga e cila varet edhe tregu i valutës. Faktori i dytë është sigurisht nevoja për energji që sa vjen e rritet me uljen e temperaturave, gjë që si rrjedhojë do të çojë detyrimisht në rritjen e çmimit të gazit dhe naftës.