Dinamo ta gezosh! 70 pike ne tabelen e renditjes, 5 me shume sesa rivali yt me i eger jane domethenia me e mire per t'ua mbyllur gojen skeptikeve. Madje, per t'i flakur tej te gjitha akuzat e sezonit e mposhte Partizanin ne perballjen direkt, duke fituar 2-1, edhe pse luajte per 30 minuta me 9 lojtare. Ishte shpirti i gares ai qe te shperbleu, faktit i te qenit grup, ndonese shumetnik. Keqardhje vetem per tifozerine e Partizanit, qe besoi deri ne fund se mund ta shihte skuadren e saj ta conte lart titullin pas 15 vjetesh. Blute gezuan me merite te plote, duke ia kycur gojen presidentit Xhani, qe sheh t'i ike nje tjeter sezon, i deshtuar njesoj si gjithe te tjeret, pavaresisht vendit te dyte. Dinamo ta gezosh, sepse ke bere nje kampionat vertet te bukur.


Nis si mos me keq per Partizanin. Pero Pejic i vidhet Pinarit dhe ky i fundit shkakton faull ne zonen e rreptesise, per gjyqtarin Taljavento eshte 11-metersh. Ekzekuton sakte Kuli dhe gjysma blu e stadiumit ngrihet peshe. Megjithate, te kuqte nuk duken te dorezuar. Pak nga pak i afrohen portes se Kotorrit dhe rrezikojne, sidomos ne luften ne ajer. Per te kuqte gjendja behet me e rende, kur portieri Shehi perplaset me Pollozhanin, i cili e demton keqas njeshin e kuq. Krisje ne kocken e parakrahut dhe vetem gjilperat bejne te mundur qe Shehi te vazhdoje lojen, ndonese me dhimbje. Ne minuten e 33-te eshte radha e gjysmes blu te stadiumit te cohet peshe. Muzaka ekzekuton nje goditje kendi dhe Osmani kercen me lart se te gjithe duke e derguar topin ne rrjete. Me kete rezultat perfundon pjesa e pare. 45 minutat e dyta nisin me nje Dinamo agresive, por pas dy-tre aksioneve te para blu, jane lojtaret e Partizanit qe kontrollojne lojen. Pollozhani ndeshkohet me te kuqe. Tjeter nderhyrje barbare ndaj Shehit dhe Taljavento nuk fal. Pas vetem dy minutave eshte Kuli, qe ndeshkohet me karton te kuq. Kundersulmi i Partizanit nderpritet, kur kavajasi nderhyn nga pas ndaj Elis Bakajt. Rregullorja per Taljaventon eshte e qarte: karton i kuq. E megjithate, edhe pse te gjendur ne inferioritet numerik, Dinamo ben nje qendrese te admirueshme, duke mos e lejuar Partizanin te shenoje, edhe rastet per te kuqte nuk mungojne, ku me fatali ishte ai i Abilaliajt, qe perballe Kotorrit vonohet dhe humbet momentin e mire. Ne fund, si per ironi te fatit, eshte i riu Ferraj qe shenon pas asistit te dhene nga Pero Pejic.


Dinamo-Partizani 2-1


Shenues: Kuli 4' (p), Ferraj 93'/ Osmani 33


Dinamo: Kotorri, Pisha, Granie, Bodrusie, Abraham, Poci, Allmuca, Vincetic, Kuli, Pollozhani, Pejie


Trajner: Ilir Daja


Partizanit: Shehi, Osmani, Pinari, Hallaci, Beqiri, Babamusta, Gjyla, Shkembi, Muzaka, Dhembi, Bakaj


Trajner: Hasan Lika


Gjyqtar: Taljavento (Itali)


Kartone te verdhe: Pollozhani, Bodrusic, Granic, Beqiri, Pinari, Pejic


Kartone te kuq: Pollozhani, Kuli


Nigeriani Abraham vendos rekord


Mbrojtesi i Dinamos, Abraham Alchevny vendosi nje rekord unikal ne kampionatin shqiptar. Nigeriani shtatshkurter fitoi per here te trete rresht nje titull kampion ne Shqiperi, dhe per me teper me tre skuadra te ndryshme, titullin e pare me Elbasanin ne sezonin 2005-2006, te dytin me Tiranen ne sezonin 2006-2007 dhe se fundi me Dinamon ne sezonin 2007-2008.


Vioresin Sinani, "Kepuca e arte"


Sulmuesi i Vllaznise, Vioresin Sinani, fitoi per here te trete "Kepucen e arte", si golashenuesi me i mire si sezonit 2007-2008. Ish-futbollisti i Tiranes realizoi ne Kampionatin e 69-te Kombetar 20 gola, dy me shume se kroati i Dinamos, Pero Pejic (18). Sinani me pare e kishte fituar "kepucen e arte" me Vllaznine ne sezonin 2003-2004 (36 gola) dhe 2006-2007, kur mbronte fanellen e Tiranes me 23 gola.


Verdiktet e sezonit


Me perfundimin e ndeshjeve te javes se 33-te, Kampionati i 69-te Kombetar i Kategorise Superiore prodhoi edhe verdiktet e sezonit. Dinamo, kampionia e re e Shqiperise, do te marre pjese ne eliminatoret e Liges se Kampioneve. Vllaznia, fituese e Kupes se Shqiperise do te luaje se bashku me Partizanin e vendit te dyte ne Kupen UEFA. Besa eshte pjesemarrese ne Kupen Intertoto, ku ne turin e pare eliminator do te perballet me nje skuader qipriote. Teuta e Kastrioti jane dy skuadrat qe do te luajne ndeshjet e play-out me dy skuadrat e Kategorise se Pare, qe renditen ne vendet 3-4. Beselidhja e Skenderbeu do te luajne sezonin e ardhshem nje kategori me poshte.