Dinamo ndahet ne paqe me Prishtinen e Kosoves. Ndeshja miqesore qe u zhvillua dje ne dreke, ne kryeqytetin kosovar me rastin e pavaresise se Kosoves, mes ekipit kampion te Shqiperise dhe ekipit kampion te Kosoves, perfundoi ne barazim 1-1. Ne miqesoren Prishtina-Dinamo, interesi i tifozeve ishte i larte. Ne stadium ka qene i pranishem edhe Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, si dhe Presidenti Federates Shqiptare te Futbollit, Armando Duka. Nuk mund te mungonte Presidenti i Federates Kosovare te Futbollit, Fadil Vokrri, kurse tifozet e shumte kosovare, me ngjyrat kuqezi, ne shenje bashkimi te kombit, ishin ata qe triumfonin ne kete sfide. Ndeshja eshte karakterizuar nje nga atmosfere e ngrohte dhe festive. Ne pjesen e dyte, per Dinamon realizoi golin e pare argjentinasi, Robert Ceko. Ne fund te ndeshjes barazoi rezultatin per ekipin kosovar, Ademi, qe ishte aktivizuar vetem pak minuta, para se te shenonte golin. Ndesha e djeshme, u zhvillua me rastin e 1-vjetorit te pavaresise se Kosoves. Blute jane kthyer mbreme nga Kosova. Trajneri Shkelqim Muca pas miqesores do te prese kampionatin, pa qene nevoja per nje ndeshje kontrolli ne mesjave. Pas miqesore se djeshme ne Kosove, dinamovitet do te zhvillojne seanca stervitore ne kryeqytet, ne pritje te ndeshjes se radhes.