Dinamo bëri një paraqitje të shëmtuar në ballafaqimin e parë të saj kundër boshnjakëve të Modricës, në turin e parë të Ligës së Kampioneve, duke humbur në shtëpi me rezultatin 2-0, me dy gola të realizuar në pjesën e dytë nga Miljkovic (65') e Stokic (80').
Kjo ishte edhe humbja e tetë e Dinamos në shtëpi në kompeticionet europiane dhe 12-ta në Ligën e Kampioneve në 19 ndeshjet të zhvilluara. Për të dhënë edhe një statistikë më shumë, kjo ishte humbja e tretë 2-0 e bluve, pas atyre me Ajaksin (1980) dhe Beshiktashin (1986.
NDESHJA- Me katër argjentinas në formacionin shartues: Daniel Bortoja, Aleandro Paladinio, Agustino Tapia, Kristian Kampozano, nisi dhe dështuar e Dinamos \"amerikano-latine\"në Ligën e Kampioneve nën drejtimin e teknikut argjentinas, Marselo Havier Zuleta. Dinamo, me një formacion ku ishin të pranishëm vetëm katër lojtarë që shpallën e kampion i blutë, nëse në pjesën e parë pati një mori rastesh e bëri një lojë të pëlqyeshme, në të dytën ishte e varfër.
RASTET- Në pjesën e parë sulmuesi i Tiranës, i huazuar te Dinamo, Daniel Xhafaj nuk arriti të shfrytëzojë dy raste të mira në minutat 4 e 5. Mesfushori Allmuca ishte protagonist i një gjuajte therëse në të 7', por sfera kaloi ngjitur me shtyllën pingule. Modrica ishte shumë e zbehtë në 15 minutat e para, madje thuajse nuk e panë zonën dinamovite. Në minutën e 18-të, mesfushori i talentuar Ilirjan Caushaj ishte pranë golit, kur goditi fluturimthi, ndërsa portieri i Modricës e grushtoi topin më vështirësi. Në të 30' Daniel Xhafaj goditi fuqishëm, por portieri Hadxhidulbic priti me zgjuarsi. Dhjetë minuta më pas, mbrojtësi argjentinas i Dinamos, Alehandro Paladino goditi më kokë, por portieri boshnjak e devijoi në goditje këndi. Në minutën e 41-të, Kampazano goditi fuqishëm, por Hadxhidulbic dëshmoi klasin e tij.
GOLAT- Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Në fraksionin e dytë, në të 62', Dinamo goditi shtyllën, por golin e shënoi Modrica, me anë të Vladimir Miljkovic në minutën e 65', në të vetmin rast të boshnjakëve, të cilët patën një tjetër mundësi të artë, pesë minuta më vonë me anë të Zafirovic. Modrica kontrolloi tërësisht lojën, duke shënuar golin e dyte me anë të Stokic në të 80', duke i dhënë fund ëndrrës dinamovite për kalimin e turit të parë, pavarësisht se janë dhe 90 minuta të tjera për t'u luajtur në Bosnjë.
DINAMO-MODRICA 0-2
Shënues: Miljkovic 65', Stokic 80'
DINAMO: Bortoja, Paladinio, Pisha, Diop, Sina, Tapia, Poci, Allmuca, Caushaj, Kampazano, Xhafaj. Tr.: Marselo Zuleta.
MODRICA: Hadxhidulbic, Vasic, Kosic, Jolovic, Vasiljevic, Bogicevic, Savic, Zafirovic, Miljkovic, Ristanic, Stokic. Tr.: Borislav Lukica
Dinamo në Europë
1971/72 Kupa e Fituesve të Kupave
Turi I: Dinamo - Austria Ëien 1-1 0-1
1980/81 Liga e Kampioneve
Turi I: Dinamo - Ajaks 0-2 0-1
1981/82 Kupa UEFA
Turi I: Dinamo - Carl Zeiss Jena 1-0 0-4
1982/83 Liga e Kampioneve
Turi I: Dinamo - Aberdeen FC 0-0 0-1
1985/86 Kupa UEFA
Turi I: Dinamo - Hamrun Spartans 1-0 0-0
Turi II: Dinamo - Sporting CP 0-0 0-1
1986/87 Liga e Kampioneve
Turi I: Dinamo - Beshiktash JK 0-1 0-2
1989/90 Liga e Kampioneve
Parakualifikuese Dinamo - Chernomorets B.4-0 1-3
Turi I: Dinamo - Dinamo Bukuresht 1-0 0-2
1990/91 Liga e Kampioneve
Turi I: Dinamo - Olympique Marseille 0-0 1-5
2001/02 Kupa UEFA
Turi I: Dinamo - FC Dinamo Bukuresht 1-3 0-1
2002/03 Liga e Kampioneve
Turi I: Dinamo - FBK Kaunas 0-0 3-2
Turi II: Dinamo - Brondby IF 0-4 0-1
2003/04 Kupa UEFA
Turi I: Dinamo - KSC Lokeren 0-4 1-3
2004/05 Kupa UEFA
Turi I: Dinamo - Oţelul Galaţi 1-4 0-4
2005 Kupa Intertoto
Turi I: Dinamo - NK Varteks 2-1 1-4
2006/2007 Kupa UEFA
Turi I: Dinamo - CSKA Sofia 0-1 1-4
2008/2009 Liga e Kampioneve
Turi I: Dinamo - Modrica 0-2