Dinamo - Tomori 1-0, 7 Nga Gjergj Vyshka


Administratori Saliaj: I kam kërkuar skuadrës stërvitshmëri dhe marrjen e rezultateve pozitive deri në fund të kampionatit për një pozicion më të mirë në renditje. Ne sna ndihmoi njeri vjet…


Dinamo duket në hall sepse realisht nuk di kujt tia prishi e kujt tia ndreqi në këtë fund sezoni. Që do të thotë se një fitore apo barazim me Apoloninë i bën armiq për jetë me fierakët. Por një humbje po ndaj Apolonisë i bën hasëm me pukjanët. E jo vetëm kaq, por nëse do të ndodhë kjo e fundit, atëherë i bie që të jenë prishur me një aleat më të madh që i mban gjallë gjatë gjithë sezonit. E këto janë tifozët, të cilët kanë kohë që janë të pakënaqur me rezultatet e fundit të bluve. Nisur nga kjo situatë, administratori i bluve, Ismet Saliaj, për Gazeta e Sportit ka deklaruar se pas barazimit në Burrel i ka kërkuar në radhë të parë trajnerit Mehmetit dhe në radhë të dytë skuadrës që të mos tolerojnë asgjë në këtë fund-kampionatit, pavarësisht se mes shumë rrethanave të krijuara, apo dhe padashje, Dinamo ka dalë jashtë objektivave. Ne thotë Saliaj nuk kemi pse të paragjykohemi nga askush në këtë fund kampionati. Kemi pesë ndeshje për të luajtur, të cilave nëse u marrim pikët maksimale do të thotë që do të kemi një pozicion më të mirë në renditje, e cila do të na ndihmojë për sezonin tjetër në një nisje ndryshe. Menjëherë pas ndeshjes me Burrelin i kam kërkuar trajnerit Mehmeti dhe lojtarëve stërvitshmëri të madhe dhe marrjen e rezultateve pozitive. Dhe kjo që nga ndeshja me Apoloninë.


Mos harroni që ne kemi bërë tre hapa të gabuar në fushën tonë, kur kemi barazuar ndaj Mamurrasit, Himarës dhe Pogradecit. Janë pikë të humbura për të cilat jam ndjerë dhe unë keq. Unë mendoj se nuk ka pse të na kërkojë njeri nder pasi sezonin e kaluar, kur ne ishim duke rënë nga kategoria, askush nuk na ndihmojë dhe nuk na e hapi telefonin për të thënë qoftë dhe një fjalë të mirë. Që do të thotë se edhe për hir të tifozëve tanë duhet të fitojmë jo vetëm ndaj Apolonisë, por dhe me skuadra të tjera deri në përfundim të këtij kampionati. Sepse vetëm kështu mund ti bëjmë një mbyllje siç i ka hije Dinamos. Nëse do ti referohemi kalendarit, Dinamo nga pesë ndeshje vetëm tre i ka sa për të kaluar radhën dhe që nuk ndikojnë në kampionat. Ato janë dy transfertat në Berat dhe në Sarandë, si dhe ndeshja e fundit ndaj Elbasanit në Tiranë, e cila duket se do të jetë më shumë festive, të paktën për verdheblutë, të cilët ngjiten në Superiore.


Kështu që ndeshjet me spec për Dinamon janë ndaj Apolonisë, e cila kërkon Superioren, dhe ndaj Kamzës, e cila do mbijetesën. Shiko thotë Saliaj unë mendoj se gjërat kanë marrë rrugën e tyre përsa i përket dy skuadrave të ngjitura në Superiore. Megjithatë në respekt të emrit dhe të fanellës, po pse jo dhe të tifozëve, mendoj se duhet të fitojmë me Apoloninë. Deri më tani nuk kam ndonjë sinjal të ngacmimit të lojtarëve nga persona të jashtëm për interesa të ngushta. Kemi fatin e mirë që nuk kemi as të dëmtuar dhe as të munguar për shkak të kartonëve. Që do të thotë se do të kemi formacionin më të mirë për tu përballur si të barabartë me Apoloninë. Unë mendoj se i kemi të gjitha shanset për ta nxjerrë me sukses jo vetëm këtë ndeshje, por dhe të gjitha takimet që kemi deri në fund.


 


Shuplakë Djarmatit, Dinamo


ka hequr keq në Burrel…!


Dinamo ka hequr keq në Burrel dhe këtë e konfirmojnë tifozët që kanë shoqëruar skuadrën në stadiumin Liri Ballabani. Sipas tyre, sapo kanë zbritur lojtarët në fushë për tu njohur me terrenin, Matko Djarmatit i kanë rënë me shuplakë syve. Dhe goditja ka ardhur nga një lojtar i Burrelit, i cili mbante ende inatin e ndeshjes së luajtur në fazën e parë në Selman Stërmasi. Jo vetëm kaq, por dhe pse gjyqtari hera-herës ka qenë pro Burrelit (raporti i faulleve ka qenë 3 me 1 në favor të vendësve), përsëri është kontestuar nga tifozët vendës, të cilët kanë hedhur gurë në fushë.


Dhe vetëm pasi policia ka pastruar tribunën dhe sheshin përpara stadiumit, gjyqtarët dhe dinamovitët kanë dalë nga stadiumi, ndërsa kanë mbërritur në mbrëmje vonë të shtunën nga Burreli. Madje administratori i bluve, Ismet Saliaj, ka shpërndarë nga 1000 lek të rinj premio për blutë për barazimin ndaj matjanëve në atë transfertë kur realisht Dinamo ka hequr keq…


The post Dinamo në hall, kujt tia prishi e kujt tia ndreqi… appeared first on Sporti Shqiptar Online.