Dinamo është zyrtarisht kampionia e re e Shqipërisë. Titulli i 18-të i saj përkon me 60-vjetorin e klubit blu, të themeluar në vitin 1950. Kampionatin e parë Dinamo e kishte fituar në vitin 1950, me trajner-lojtar Zihni Gjinalin, ky i fundit mban edhe rekordin si trajneri blu me më shumë trofe, 6. Dinamo, pas një serie prej shtatë humbjesh triumfoi 4-3 me Besën e vendit të dytë, që e mbylli nga ana e saj ndeshjen me dhjetë lojtarë në “Qemal Stafa”, në takimin përmbyllës të sezonit 2009-2010. Besa shënoi e para me anë të Daniel Xhafajt në minutën e 17-të, por Bekim Kuli barazoi me një eurogol në minutën e 41-të për Dinamon.

Artion Poçi me penallti (52’) dhe Bledar Mancaku (62’) krijuan përshtypjen se Dinamo do të pësonte humbjen e tetë rresht, pikërisht në festën e titullit, por blutë e drejtuar nga Shkëlqim Muça në ndeshjen e fundit të tij, gjetën forca duke shënuar tre gola: Fatjon Sefa (64’), Elis Bakaj 69’ dhe sërish Fatjon Sefa (82’), dopjeta e të cilit fiksoi përfundimisht shifrat 4-1.

Më pas “Qemal Stafa” shpërtheu në festë, me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, që i dorëzoi kapitenit Arjan Pisha trofeun e 18-të të Dinamos. Presidenti Besnik Sulaj fitoi titullin e tretë të tij, qysh kur ai financon Dinamon nga viti 1999. Bosi i bluve ka fituar titujt në sezonet 2001-2002 (trajner Sejdini), 2007-2008 (Daja) dhe 2009-2010 (Muça). Gjithsesi, Sulaj nuk ka mundur të fitojë as një Kupë të Shqipërisë. Sulaj: “Është “merita e një pune të madhe që verën e kaluar me afrimin e lojtarëve dhe më pas ndeshje pas ndeshjeje. I garantoj të gjithë që jo vetëm sezonin e ardhshëm, por për shumë vite me radhë do të shpallemi sërish kampionë. Kemi hartuar një strategji afatgjatë, duke mos punuar vetëm për një edicion, por për të qëndruar për shumë sezone në krye të kampionatit. do të ruajmë 90 për qind të grupit aktual të lojtarëve dhe do të bëjmë përforcime në merkato”. Shkëlqim Muça fitoi një vend në panteonin e trajnerëve fitues të Dinamos, duke qenë i 11-ti që kurorëzohet në 18 titujt e fituar nga blutë. Trajnerët e tjerë janë: Zihni Gjinali (6), Skënder Jareci (2), Durim Shehu (2),Zyber Konçi (1), Sabri Peqini (1), Stavri Lubonja (1), Fatmir Frashëri (1), Bejkush Birçe (1), Faruk Sejdini (1) dhe Ilir Daja (1).



Verdiktet e sezonit



Pas 33 javëve dhe 198 ndeshjeve, Superliga përcaktoi verdiktet europiane: Dinamo, kampion dhe në Ligën e Kampioneve; Besa, fituese e Kupës dhe në Ligën e Europës. Çiftin e bujshëm të javës së fundit e shoqëron në Europë, Laçi (debutim historik) dhe Tirana (skuadra shqiptare me më shumë ndeshje në Europë). Në verdiktet e “dorës së dytë”, Gramozi dhe Apolonia do të luajnë në sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë. Skënderbeu do të luajë në plejof me Kamzën, ndërsa Kastrioti me Lushnjën.



Kategoria Superiore

19.05.2010, 16:30



Skënderbeu-Tirana 2-2

Marko Nestorovic 2’, Eduard Cajku 48’/ Arbër Abilaliaj 46’, Ergys Sorra 54’



Gramozi-Apolonia 3-0

Dos Santos 16’, Migel Metani 36’, Dos Santos 74’



Flamurtari-Shkumbini 3-2

Ardit Shehaj 30’, Njazi Lena 85’, Migen Memelli 90’ / Klevis Branica 91’, Viktor Gjyla 93’



Vllaznia-Teuta 0-2

/ Vangjel Mile 47’, Vangjel Mile 50’



Kastrioti-Laçi 1-0

Renato Kalari 78’



Dinamo-Besa 4-3

Bekim Kuli 40’, Fatjon Sefa 64’, Elis Bakaj 69’, Fatjon Sefa 82’ / Daniel Xhafaj 17’, Artion Poci 52 (p), Bledar Mancaku 62’



KLASIFIKIMI PËRFUNDIMTAR

Skuadrat N P

1. Dinamo 33 61

2. Besa 33 53

3. Tirana 33 52

4. Laçi 33 51

5. Flamurtari 33 47

6. Vllaznia 33 46

7. Shkumbini 33 45

8. Teuta 33 45

9. Kastrioti 33 42

10. Skënderbeu 33 42

11. Apolonia 33 38

12. Gramozi 33 26



Bien nga Kategoria

Gramozi, Apolonia



Play-off

26.05.2010: Skenderbeu-Kamza

27.05.2010: Kastrioti-Lushnja





Daniel Xhafaj fiton “Këpucën e artë”

Sulmuesi i Besës realizoi 18 gola në Kampionatin e 71-të Kombëtar



Daniel Xhafaj fitoi “Këpucën e artë” të sezonit 2009-2010. Sulmuesi i Besës realizoi 18 gola në Kampionatin e 71-të Kombëtar, duke lënë pas serbin Mlladen Bërkiç (Apolonia, 15 gola), Elis Bakajn (Dinamo, 15 gola), Migen Memellin (Flamurtari, 15 gola) dhe Arlind Nora (Laçi, 14 gola). Xhafaj shënoi dy gola në javën e parë kundër Vllaznisë dhe e mbylli më një gol në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Dinamos.





Sezoni i ardhshëm me 12 apo 16 skuadra?



Presidentët e klubeve hodhën dhe idenë që struktura e kampionatit të ardhshëm (2010-2011) të jetë me 16 skuadra dhe jo me 12 siç ky aktual. Hasanbelliu (Teuta), Bizhdili (Besa), Ndreu (Kastrioti) u deklaruan hapur për ndryshimin e strukturës aktuale, ndërsa Fushaj (Vlaznia) ishte kundër. Kokëdhima (Apolonia) tha se kjo çështje do të diskutohet në mbledhjen e ardhshme të Komisionit të Kategorisë Superiore.



Apolonia shoqëron Gramozin në Kategorinë e Parë



Apolonia është skuadra që shoqëroi Gramozin në Kategorinë e Parë, paa humbjes së thellë 3-0 në Ersekë më kolonjarët, që nga ana e tyre i bënë një mbyllje dinjitoze debutimit të tyre të parë e të vetëm në Kategorinë Superiore. Gramozi, skuadra e vetme shqiptare që është ndeshur me Realin e Madridit, edhe pse ishte vetëm një ndeshje miqësore, fitoi 3-0 me Apoloninë e një sezoni me kontrast të fortë. Nga pretendente për një vend në Europë kur drejtohej nga Esad Karishik në Kategorinë e Parë nën drejtimin e Hasan Likës. Braziliani Marko Dos Santos shënoi një dopjetë në këtë takim: 36’ dhe 74’, të shoqëruar me golin e Migel Metanit në të 36’. Nëse Gramozi ishte viktimë edhe gjykimeve, Apolonia ishte kryekëput fajtore, pasi në dy ndeshjet e fundit nuk arriti të marrë asnjë pikë, ku më shumë djeg humbja në “Loni Papuçiu” me Vllazninë. Drama fierake është akoma dhe më e madhe, teksa sheh që rivali i saj historik, Bylisi u ngjit në Kategorinë Superiore, duke zëvendësuar pikërisht Apoloninë.



Teuta mbijeton në Superligë



Teuta ia doli të mbijetojë në Superligë falë fitores 2-0 kundër Vllaznisë në “Loro Boriçi”. Protagonisti i ndeshjes ishte kapiteni i Teutës, Vangjel Mile. Sulmuesi beratas pas humbi penalltinë (priti portieri Olti Bishani) shënoi dy gola në fillimin e pjesës së dytë: 47’ dhe 50’. Teuta e mbylli sezonin në vendin e tetë me 44 pikë, po aq Shkumbini i vendit të shtatë.



Flamurtari dhe Shkumbini argëtojnë tifozët



Flamurtari, skuadra e cila në pjesën e parë dukej një kandidate e sigurt për të rënë nga Kategoria Superiore, e mbylli sezonin në vendin e pestë, falë fitores “argëtuese” 3-2 me Shkumbinin. Ardit Shehaj (30’) dhe Njazi Lena (85’) i çuan shifrat në 2-0, përpara se Migen Memelli (15 gola këtë sezon, prej të cilëve 14 me Flamurtarin) të realizonte 3-0 në minutën e 90-të. Në tri minutat shtesë Shkumbini realizoi dy gola: Klevis Branica (91’) dhe Viktor Gjyla (93’) mbyllën ndeshjen në mënyrë festive.



Skënderbeu në plejof, Tirana e treta

Skënderbeu dhe Tirana i bënë ndere reciproke njëra-tjetrës në barazimin “klasik”: 2-2. Në play-of, Skëndërbeu do të përballet me Kamzën e Kategorisë së Parë



Skënderbeu dhe Tirana i bënë ndere reciproke njëra-tjetrës në barazimin “klasik”: 2-2, në takimin e zhvilluar në Korçë. Formacioni i Mirel Josës shënoi pas vetëm 80 sekondave lojë me Marko Nestoroviç, ndërkohë që Tirana barazoi në minutën e 46-të me Arbër Abilaliaj. Edi Cajku i dha sërish avantazhin Skënderbeut në të 48’, ndërkohë që Ergys Sorra rivendosi ekuilibrin në 2-2 në minutën e 54’. Duke parë që Kastrioti fitonte në Krujë me Laçin (1-0), dy skuadrat nuk e “ngacmuan” më njëra-tjtrën. Skënderbeu do të luajë në play-of me Kamzën e “lehtë”, ndërsa Tirana kapi vendin e tretë.



Kastrioti mbijeton, por e pret Lushnja

Laçi përfundimisht u rendit në vendin e katërt, por do të luajë në Europë



Kastrioti mbijetoi për momentin në Kategorinë Superiore edhe pse në playof e pret një skuadër e vështirë si Lushnja e Kategorisë së Parë. Krutanët fituan 1-0 me Laçin (debuton në Europë), falë një goli të realizuar nga Renato Kalari në minutën e 78-të të takimit, por të mjaftueshëm për të plotësuar objektivin e fundsezonit të krutanëve. Po të kujtojmë, sezoni e kaluar Kastrioti erdhi në Superligë pas një fitoreje 1-0 me Partizanin.



Kategoria Superiore

19.05.2010, 16:30



Skënderbeu-Tirana 2-2

Marko Nestorovic 2’, Eduard Cajku 48’/ Arbër Abilaliaj 46’, Ergys Sorra 54’



Gramozi-Apolonia 3-0

Dos Santos 16’, Migel Metani 36’, Dos Santos 74’



Flamurtari-Shkumbini 3-2

Ardit Shehaj 30’, Njazi Lena 85’, Migen Memelli 90’ / Klevis Branica 91’, Viktor Gjyla 93’



Vllaznia-Teuta 0-2

/ Vangjel Mile 47’, Vangjel Mile 50’



Kastrioti-Laçi 1-0

Renato Kalari 78’



Dinamo-Besa 4-3

Bekim Kuli 40’, Fatjon Sefa 64’, Elis Bakaj 69’, Fatjon Sefa 82’ / Daniel Xhafaj 17’, Artion Poci 52 (p), Bledar Mancaku 62’



Bien nga Kategoria

Gramozi, Apolonia



Play-off

26.05.2010: Skenderbeu-Kamza

27.05.2010: Kastrioti-Lushnja







20 Maj 2010