Dje pasdite ne stervitje me dinamovitet eshte pershire dhe nje emer i njohur per kampin blu nigeriani Abraham Alecenu. Fillimisht futbollisti i cili ka dale kampion me kete skuader ne sezonin 2007-2008 ka kerkuar qe te mos shkruhet per te duke nenvizuar faktin se ka ardhur vetem per stervitje. Por me pas ka pranuar qe Dinamo eshte nje opsion i mire per te deri ne fund te ketij sezoni. Duhet te dini qe une kam nje kontrate 3-vjecare me greket e AEL Limasol te cilet kane pranuar qe ne forme huazimi une te luaj ne Shqiperi. Me pelqen te kthehem te Dinamo por nje



oferte e kam dhe nga Vllaznia. Megjithate do te shoh dhe do te bisedoj ka theksuar Abraham per mediat sportive ne nje kohe qe ka pasur dhe nje demtim te rende ne kembe. Une tani jam me mire. Me duhet pak stervitje por dhe sikur te firmosja per Dinamon nuk do te mund te jem i gatshem per ndeshjen me Elbasanin. Vetem per ate qe vjen me pas. Po keshtu dhe nese do te isha te Vllaznia ka thene Abraham. Nderkohe edhe mesfushori kavajas i Shkumbinit Bekim Kuli eshte prane firmes me dinamovitet. Edhe pse ne fund te dhjetorit pat pranuar se nuk mund te shkeputet aq lehte nga peqinasit teksa kontraten e tij e ka firmosur jo vetem ish-presidenti Ylli Ndroqi por dhe sekretari i klubit Astrit Isaj tashme kane nisur negociatat perseri. Do te bisedohet dhe ne ditet ne vazhdim derisa te gjendet gjuha e perbashket mes paleve. Ajo qe duhet bere e ditur eshte fakti se Kuli qe pas kthimit nga Ulqini nuk ka bere asnje dite stervitje me Shkumbinin teksa duket se ka dhe probleme financiare.