Dinamo do te kete disa mungesa, ne prag te ndeshjes derbi, me Partizanin. Si te mos mjaftonte humbja 4-2, me Tiranen, blute jane ndeshkuar me dy kartone te kuq. Keshtu, ne porte nuk do te jete titullar portieri Kotorri, mungesa qe shqeteson me teper trajnerin e ekipit, Dalic. Humbja e pesuar me Tiranen i ka dhene nje goditje morali Dinamos dhe nga kjo situate, mund te perfitoje Partizani, qe kerkon te largohet nga zona e ftohte. Dinamovitet, nen drejtimin e trajneri Dalic, kane zhvilluar dje nje analize per humbjen, duke nxjerre pergjegjesite, para se te fillojne me pergatitjet. Trajneri i Dinamos, Zlatko Dalic eshte ne kontrate deri ne fund te sezonit dhe nje nder trajneret, qe i ka rezistuar me gjate stolit, ne kampionatin tone.