Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i ka hapur dyert një kursi të gjuhës hebraike. Pas një kursi intensiv, Fakulteti në bashkëpunim me Ambasadën izraelite në Shqipëri kanë diplomuar 16 studentët e parë. Vitin e ardhshëm dekanati njofton se hebraishtja mund të kthehet në një program studimi.


Për herë të parë janë diplomuar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja 16 studentë që kanë studiuar gjuhën hebraishte.


Në ceremoninë e diplomimit, zëvendës/ Ambasadori i Izraelit, Yuvale Fischer, tha se ky është një rast suksesim, ndërsa theksoi se do të vijojë mbështetja që këta studentë të diplomohen në nivele të tjera e pse jo tu jepen më shumë shanse për punësim.


Yuvale Fischer: Është hera e parë që diplomohen studentë në gjuhën hebraike në Shqipëri dhe për ne kjo është shumë e rëndësishme. Ne do ti mbështesim këta studentë që të vazhdojnë edhe ciklet e tjera të studimit. Të paturit të një gjuhe të huaj të çertifikuar është një mundësi më shumë punësimi. Shpresojmë që vitin e ardhshëm të kemi më shumë studentë të interesuar për hebraishten.


Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Artur Sula, tha se për vitin e ardhshëm synohet që gjuha hebraike të futet si program studimor.


Alisa Kana, një nga studentët që ka përfunduar kursin e hebraishtes sqaron arsyet që e shtynë të bëhet pjesë e këtij kursi, ndërsa fton edhe studentë të tjerë ti bashkohen.


Kursi i hebraishtes ka zgjatur për plot 4 muaj, ndërsa është zhvilluar me mbështetjen e Ambasadës izraelite në Tiranë.


/Oranews.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter