Të gjitha femrat do të donin që të tërhiqnin vëmendjen e meshkujve të pasur dhe klasikë, ata që respektojnë partneren, dinë si të flasin e ti trajtojnë ato. Shumë prej tyre dëshirojnë që të përfundojnë me princin e tyre të kaltër. Po çfarë karakteristikash duhet të ketë një mashkull i pasur dhe klasik, i respektueshëm, përgjegjës, inteligjent, me karakter e shumë të tjera? Lexojini këto këshilla që ndoshta nuk i dini.


Takimi i parë


Në takimin e parë nuk është e thënë që medoemos ai të jetë duke menduar marrëdhënien seksuale me ju. Nëse ndodh mirë, por edhe nëse nuk ndodh çdo gjë është në rregull. Ai shpesh kërkon zgjuarsinë te ju, pavarësisht faktit se sa e pasur mund të jeni apo jo. Pavarësisht se kush e bën i pari hapin, një grua  duhet të tregojë vetëbesim, inteligjencë  dhe jo qëndrim.


Tregoni kujdes në pamjen e jashtme


Ju duhet të jeni e kuruar në shumicën e kohës, duke mos u veshur ekstravagande. Vishuni bukur duke mos e tepruar me fundet e shkurtra, apo takat super të larta, pasi nuk do tju marrë seriozisht.


Fitoni respektin e tij


Duhet të tregoheni të kujdesshme me fjalët që thoni, duke treguar në fillim pjesën tuaj më të mirë. Jini të sigurta për gjërat që bëni, duke u bërë e besueshme në sytë e tij. Vetbesimi është e rëndësishme për një mashkull të pasur. Ai dëshiron të ketë në krah një femër të fortë, ku edhe të marrë këshilla prej saj në lidhje me pasurinë e tij.


Lëreni të lirë


Të lësh dikë të lirë nuk do të thotë se po e lini që tju tradhëtojë. Nëse dikush e ka në mendje këtë gjë, do e bëjë edhe nëse qëndron me ju 24 orë. Një mashkull që ka biznese, dëshiron kohën e tij të lirë për tu përqendruar në punët e tij. Mos e bezdisni, sepse edhe mund tju lërë më pas. Tregohuni e zgjuar!


Lexojini mendjen


Duke qenë se inteligjenca është një gjë që meshkujt e pëlqejnë më së shumti përpiquni që të ndani eksperiencat tuaja që i mendoni si të përbashkëta me ta. Çfarëdolloj gjëje që mund tju rrëfejë dikush se pëlqen te ju, edhe nëse mund të duket si budallallëk, pranojeni. Meshkujt ndihen më mirë kur gjejnë rehati në një bisedë me një femër. Ai asnjëherë ndoshta nuk do të bjerë dakord se femrat janë më inteligjente se meshkujt, por me shumë siguri do tju respektojë që i qëndroni besnike dhe keni karakterin tuaj.


Mos rrini urtë


Meshkujt e pëlqejnë sfidën, sidomos nëse ajo vjen nga një femër. Tregojini atij se kush jeni duke e lënë fillimisht të udhëheqë bisedën dhe duke i nxjerrë në fund një sfiduese të denjë. Të jesh inteligjente do të thotë të kesh njohuri mbi shumë gjëra, pra ka më shumë tema mbi të cilat mund të diskutoni. Bëjini përshtypje atij, por me finesë.


16 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)