Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka shqyrtuar të gjitha sjelljet antisportive të shfaqura në ndeshjet e Kategorisë Superiore, por edhe asaj të parë dhe të dytë, duke marrë edhe masat përkatëse.


Kështu trajneri i Kamzës, Ramadan Ndreu është pezulluar me dy ndeshje, për protesta ndaj gjykimit, në sfidën ndaj Luftëtarit, në Gjirokastër. Po të njëjtin dënim ka marrë edhe futbollisti i Lushnjës, Endrien Magani, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, ndërsa tifozëria e verdhejeshilëve është paralajmëruar për sjellje jo korrekte.


Ja vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës:


1. Zyrtari i KF Kamza, Ramadan Ndreu, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

2. KF Lushnja, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.

3. Lojtari i KF Lushnja, Endrien Magani , për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. Lojtari i KF Kukësi, Gentian Cela, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5. KF Erzeni, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.

6. Zyrtari i KF Shenkolli, Albert Rusi , për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7. Zyrtari i KF Shkumbini, Gani Spahiu, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8. KF Shkumbini, për sjellje te gabuar te tifozerise, duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme te lojës, ne baze te Nenit 65/3/b, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa tifozë ne

stadiumin përkatës.

9. Lojtari i KF Vora, Agustin Mashi, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10. Lojtari i KF Klosi, Glen Maci, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11. Lojtari i KF Sopoti, Arnold Rreshka, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a të KDS, dënohet me (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti

12. Lojtari i KF Gramozi, Emin Potka, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

13. Lojtari i KF Përmeti, Daut Shehu , për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

14. Zyrtari i KF Përmeti, Kleo Sevo, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

15. Lojtari i KF Partizani U-19, Senad Hysenaj , për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti

16. Lojtari i Term F.C U-19, Klejdi Koci, për goditje me shkelm ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

17. Lojtari i KF Kastrioti U-17, Klejdi Koci, për goditje me shkelm ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

18. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Turbina,Ekemini Effiong Eyoh dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.

19. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Tomorri , Aristotel Koleci, si të pa bazuar ne Kodin e

Disiplines Sportive.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.


8 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)