Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit u mblodh sot për të analizuar sjelljet josportive të evidentuara gjatë ndeshjeve të fundjavës, në Kategorinë Superiore dhe në ligat e ulëta.


Sjellja e tifozëve të Tiranës, Teutës dhe Kukësit, ka qenë në fokusin e Komisionit të Disiplinës, që vendosi të gjobisë të tre klubet, për veprimet e pahijshme të tifozërisë së tyre.


Më poshtë janë të gjitha vendimet e Komisionit të Disiplinës:

1. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqindmijë) lekë.

2. KF Teuta, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lekë.

3. KF Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lekë.

4. FC Flamurtari, për sjellje të gabuar të spektatorëve të tij, në bazë te Nenit 66/1 të KDS, dënohet me me gjobë në masën 300.000 (treqindmijë) lekë.

5. KF Kamza, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmerohet se në rast përsëritje në vonesat e lojës, do të jetë subjekt i ndëshkimeve qe parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.

6. KF Iliria, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmerohet se në rast përsëritje të shkeljeve disipinore, do të jetë subjekt i ndëshkimeve qe parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.

7. KF Tomorri, për mos paraqitje në ndeshje me KF Bylis, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.

8. Zyrtari i KF Maliqi, Spartak Meraku, për sjellje jo sportive duke ofenduar zyrtaret e ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtari i ndalohet qëndrimi ne dhomat e zhveshjes dhe territorin përreth fushës.

9. KF Maliqi, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmerohet se në rast përsëritje në vonesat e lojës, do të jetë subjekt i ndëshkimeve qe parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF

10. Lojtari i KF Tepelena, Alekasander Beqiri, për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11. Lojtari i KF Këlcyra, Sajmir Kule, për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12. KF Tepelena, për dështim në përshmbushjen e përgjegjesive dhe ndërprerjen e përkohëshme ndeshjes, në bazë të Nenit 65/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lekë. Në aplikim të Nenit 136/1/b të KDS, gjoba paguhet në masën 20%.

13. Lojtari i KF Pogradeci U-17, Jurgen Likollari , për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar në lojë të ndaluar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

14. KF Burreli U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF Shkodra U-19, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.

15. Lojtari i KF Butrniti U-19, Rei Cipa, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

16. KF Bylis U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF Lushnja U-19, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.

17. KF Korabi U-17, për sjellje të gabuar të spektatorëve të tij duke shkaktuar ndërprerjen e përkohëshme të lojës, në bazë te Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lekë. Në aplikim të Nenit 136/1/e të KDS, gjoba paguhet në masën 3%.

18. Zyrtari i KF Korabi U-17, Bexhet Hysa, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë te Nenit 56/1 të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

19. KF Bylis U-17, për mos paraqitje në ndeshje me KF Lushnja U-17, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.

20. Lojtari i KF Republika U-17, Klaus Tenko, për pështymje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/f të KDS, dënohet me 8 (tetë) pezullim nga aktiviteti.

21. Zyrtari i KF Republika U-15, Matias Qirinxhi, për sjellje jo sportive duke ofenduar zyrtaret e ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtari i ndalohet qëndrimi ne dhomat e zhveshjes dhe territorin përreth fushës.

22. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Naftëtari,Egland Lamaj , dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Egland Lamaj vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.si të pa bazuar në KDS dhe Rregulloret e tjera të FSHF.

23. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Partizani U-17 ,Brajan Marku, dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Brajan Marku vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.si të pa bazuar në KDS dhe Rregulloret e tjera të FSHF.


Gazeta Shqip