Tre ekipe të Kategorisë Superiore, Kukësi, Partizani dhe Luftëtari, paralajmërohen se mund të marrin masa ndëshkuese nga Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit, për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve. Vendimet e Disiplinës u bënë publike vetëm 24 orë para gjysmëfinaleve të kthimit të Kupës së Shqipërisë, por që nuk kanë asnjë ndikim këto përplasje. Më poshtë listohen të gjitha vendimet e Disiplinës.



  1. FK Partizani, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.

  2. KF Kukësi, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.

  3. KF Luftëtari, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.

  4. Zyrtari i KF Tirana, Ze Maria, paralajmerohet se në rast përsëritje të mospjesëmarrjes në konferencën për shtyp pas ndeshjes, do të jetë subjekt i Kodit të Disiplinës Sportive sipas nenit 13 të KDS.

  5. Zyrtari i KF Korabi, Dorian Bubeqi, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2.a) të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.

  6. KF Gramshi,paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.

  7. Lojtari i SHS Përmeti, Paulin Zhamo, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a) të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

  8. Lojtari i FK Skrapari,Mirel Lamçe, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a) të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

  9. Lojtari i KF Butrinti, Armando Shehaj, për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

  10. Zyrtari i KF Kukësi U-19, Naim Halili, për sjellje jo sportive ndaj zyrtari të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2.a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

  11. Lojtari i KF Ilira U-19, Andrea Ceku, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a) të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

  12. KF Korabi U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF SHkodra U-19, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.

  13. KF Tirana B U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF Butrinti U-19, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.

  14. KF Vlora U-17, për mos paraqitje në ndeshje me KF Durrësi U-17, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.

  15. KF Lushnja U-17, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive,në bazë të nenit 65/1 dhe 65/4 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lek. Në aplikim të nenit 136/1.e të KDS, gjoba shlyhet në masën 3%.

  16. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF Luzi 2008,Fatjon Tafa, si të pa bazuar në rregulloret e aktivitetit të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Kodit te Disiplinës Sportive.

  17. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Iliria,Flogers Sala, si të pa bazuar në rregulloret e aktivitetit të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Kodit te Disiplinës Sportive.

  18. Rrëzimin e kërkesës së KF Laci U-19 , si të pa bazuar në rregulloret e aktivitetit të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Kodit te Disiplinës Sportive.


17 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)