Komisioni i Disiplinës në FSHF përdor dorën e hekurt ndaj trajnerit të Flamurtarit Shëptim Duro i cili është dënuar me 2 ndeshje skualifikim për shkelje të parimeve të fair-play pasi në përfundim të sfidës ndaj Skënderbeut në konferencën për shtyp foli me tone ashpra duke fyer zyrtarin e ndeshjes.


Për sjellje të gabuar të tifozëve në ndeshjen ndaj Vllaznisë dhe për përsëritje të kësaj shkeljeje është dënuar me një takim pa spektatorë Lushnja. Me gjoba të majme janë dënuar Skënderbeu e Flamurtari ndërkohë që është skualifikuar me 2 ndeshje për kartonin e kuq që mori në sfidën ndaj Tomorit, mesfushori afrikan i Tiranës Tonny Maëejje.


14 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)