TIRANË-Komisioni i Ekonomisë është mbledhur ditën e sotme për të diskutuar projektligjin “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”. Pas incidentit të djeshëm ku deputetët Strazimiri dhe Ndoka u konfliktuan me njëri- tjetrin, opozita ka vendosur të mos marrë pjesë në diskutim. 

Gjatë diskutimeve ministri i Ekonomisë Shkëlqim Cani theksoi se projektligji bën rregullim të një ligji të vjetër. “Baza e këtij ligji është miratuar në prill të 1995. Janë konsultuar direktivat e BE dhe grupet e interesit. Ligji është teknik ndaj kemi kërkuar ndihmë të ekspertëve”- u shpreh Cani. 

(a.n/BalkanWeb)