Vullnetarizmi nuk është profesion, vullnetarizmi është një vlerë e shtuar e çdo shoqërie të zhvilluar. Duke vullnetarizuar ne kontribuojmë të gjithë për komunitetin në të cilin duam të jetojmë çdo ditë. I tillë është edhe komuniteti i kafshëve, të cilat natyrisht që kanë nevojë për mirëmbajtjen dhe ndihmën e njeriut.





Ndaj sot, me rastin e Ditës Botërore të Vullnetarizmit, APR Tirana, Green Line Albania dhe Vullnetarët e Kopshtit Zoologjik organizojnë aktivitetin: 1 Ditë Vullnetarizmi në ZOO PARK, ku çdo i apasionuar pas kafshëve do ketë mundësi që të kujdeset, pastrojë apo ushqejë kafshët që gjenden në Kopshtin Zoologjik.


Gjatë kësaj dite të gjithë vullnetarët do të trajnohen nga stafi i Zoo Park mbi punët e përditshme dhe përkujdesin ndaj kafshëve. Më pas vullnetarët do të kenë mundësi të japin kontributin e tyre konkret në pastrimin e territorit brenda dhe jashtë Zoo Park, pastrimin e vendqëndrimit të kafshëve, sistemimin e logjistikës dhe ushqyerjen e kafshëve.


Mos harroni të merrni me vete fëmijët, miqtë tuaj, buzëqeshjen dhe dëshirën e mirë për tu kujdesur për kafshët. Nëse nuk jeni regjistruar akoma si Vullnetar i Kopshtit Zoologjik, klikoni linkun më poshtë dhe bashkohuni me skuadrën ZOO Park Volunteers: