Në Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve në Liqenin e Gramshit do të mbillet pema e njëmiliontë.


Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama u shpreh se aksioni kombëtar për pyllëzimin e vendit që vijon pa ndërprerje.


Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga Aksioni Kombëtar për Pyllëzimin e vendit që vijon pa ndërprerje dhe me lajmin e bukur se sot në Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve mbjellim pemën e njëmiliontë në Liqenin e Gramshit, ju uroj një ditë të mbarë, shkruan Kryeministri.


Në kuadër të planit kombëtar të gjelbërimit të territorit, synohet mbjellja e 20 milionë e 200 mijë pemëve deri në vitin 2020


21 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)