Dita e Verës do të mbledhë qeverinë në qytetin e Elbasanit. Mësohet se në 13-14 mars, në këtë qytet, i cili është edhe qendra e festimeve, do të mbahen mbledhjet e zakonshme të Këshillit të Ministrave.


Veç politikanëve, qyteti i Elbasanit më 14 mars do të presë qytetarë të shumtë, të cilët do të shkojnë për të festuar Ditën e Verës.


12 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)