KORCE - Verore dhe gatime tradicionale, veshje më të lehta dhe urimet më të mira kundrejt njëri-tjetrit. Në këtë mënyrë është festuar Dita e Verës, në disa krahina të vendit, siç janë banorët e Korçës. Kjo festë ka nisur që prej natës së mbrëmshme duke ndezur zjarre që më pas janë kapërcyer nga të rritur dhe fëmijë si pjesë e një rituali që simbolizon largimin e së keqes.

Festës së Ditës së Verës nuk i kanë munguar dhe gatimet tradicionale, si kulaçi dhe petaniku, por dhe veroret, të cilat gjithashtu vendosen për të sjellë mbarësi gjatë gjithë vitit.

Kamera e televizionit A1 REPORT! është ndalur në shtëpinë e amvisës, Erza Spaho,e cila tregon për përgatitjen e kësaj feste të përvitshme.




SIMBOLIKA E DITES SE VERES
Dita e Verës kremtohej më 1 Mars sipas kalendarit Julian në disa zona, ndërsa sipas kalendarit Gregorian, dita e parë e verës është 14 Marsi, e trashëguar nga banorët e Elbasanit. Kjo ditë është një festë mbarëshqiptare, që kremtohet si në veri edhe në jug, por me nuanca të ndryshme, sipas krahinave.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)