Teuta-Kastrioti         1-1


Edhe këtë të shtunë kanë vijuar ndeshjet miqësore për disa nga skuadrat e Kategorisë Superiore, që i vijojnë përgatitjet në Shqipëri. Skuadra e Teutës, forcë e tretë e kampionatit dhe me ambicie maksimale në këtë sezon ka barazuar 1-1 në testin me Kastriotin, që mbyll tabelën e klasifikimit. Krutanët, tashme me Bledar Devollin në stol, kaluan në epërsi në pjesën e parë me Vatnikajn, ndërsa në pjesën e sytë për Djemtë e Detit barazoi Sidibe.


Skënderbeu-Bylis    4-1


Po në Durrës, pikërisht në kompleksin Tropikal, Skënderbeu mposhti 4-1 Bylisin. Spikati në këtë në takim 23-vjeçari i sapombërritur te Skënderbeu, Elmir Asani, që shënoi golin e parë që në minutën e pestë, ndërsa autorët e golave të tjerë të bardhekuqve ishin Muzaka (11-m), Dita dhe Otto John.


Skënderbeu: Teqja, Radas, Kabba, Lulaj, Abazi, Guedj, Dita, Muzaka, Gripshi, Asani, Krasniqi.


U aktivizuan: Dajsinani, Gavazaj, Ajzeraj, Aliti, Otto John, Guindo, Mara, Hoxhaj, Isufi.


Flamurtari-Flamurtari U-19   8-0


Flamurtari ndërkohë triumfoi thellë 8-0 në sfidën brenda shtëpisë me skuadrën e 19-vjeçarëve. Golat për ekipin e Dajës i shënuan Musta (2), Ribaj, Batha (2) Useini, Mustafa, Haruni.


Flamurtari: Kolici, Siljanovski, Deliaj, Pollozhani, Kotobelli, Mustafa, Useini, Batha, Torassa, Ribaj, Musta.


U aktivizuan: Qirko, M. Qarri, J. Qarri, Ymeraj, Liçaj, Muçollari, Diamanti, Haruni, Ziaj (Veliu , Busic, Calé , Alla, Maze dhe Beqaj kanë zhvilluar stërvitje të diferencuar).


12 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)