Për shkak të humbjes së jetës të pesë personave të familjes Vuçiniq dje në një aksident komunikacioni afër Zveqanit, në katër komunat veriore të vendit sot është ditë zie.




“Pas ngjarjes së djeshme tragjike që ka ndodhur në territorin e komunës së Zveqanit, me ç'rast kanë humbur jetën pesë qytetarë tonë, prej të cilëve dy engjëj të vegjël, përfaqësuesit e pushtetit lokal të komunave Leposaviq, Mitrovicë Veriore, Zveqan dhe Zubin Potok, janë dakorduar që ditën 12 prill 2014 ta shpallin ditë zie në territorin e këtyre katër komunave”, thuhet në komunikatën e përbashkët për media të lëshuar nga kryetarët e këtyre komunave.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Ndryshe, të premten rreth orës 9:45 tek vendi i quajtur ‘Kërshi i Savës’ në komunën e Zveqanit, gjatë një aksidenti në komunikacion kanë pësuar pesë anëtarë të familjes Vuçiniq, dy fëmijë të moshës 10 dhe 15 vjeç, Gojko (46), Dragica (39), dhe Snezhana Vuçiniq (46 vjeç). /Indeksonline/