Një person është plagosur me thikë në Divjakë, policia ka arrestuar autorin e dyshuar të krimit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku në pranga ka rënë shtetasi Kujtim Ymeri, 38 vjeç,  me banim në fshatin Shën e Premte të Divjakës.


Ymeri  akuzohet se gjatë një konflikti, ka goditur tre herë me thikë 60 vjeçarin N.S., banues në lagjen Nr.2 Divjakë. Menjëherë pas plagosjes i lënduari është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lushnjes për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Mësohet se i dëmtuari me të dyshuarin janë konfliktuar në vendin e quajtur “Tregu i fruta perimeve”, ku pas debateve me fjalë për motive që mbeten ende për tu sqaruar, situata ka degraduar deri në plagosje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale Vrasje me dashje e mbetur në tentativë.


19 qershor (gazeta-Shqip.com)