Ajo u përfol si shkaktarja e ndarjes së Brad Pitit dhe Anxhelina Zholinë. Por Marion Kotijar i ka mohuar këto hipoteza me anë të një deklarate. Aktorja 40-vjeçare ka rrëfyer se është shtatzënë me fëmijën e dytë me të dashurin e saj prej disa vitesh, Gulielm Kane.


Kotijar, e cila ka luajtur së bashku me Brad Pit në filmin Allied, shprehet se zërat për një ndërhyrje të saj në çiftin Pit-Zholi e kanë stresuar së tepërmi.


Nuk jam mësuar të komentoj lajme të tilla dhe as ti marr seriozisht, por meqë situata po vijon të përshkallëzohet dhe po prek edhe njerëz që unë i kam përzemër, me duhet të reagoj. Shumë vite më parë e kam takuar njeriun e jetës time, babanë e djalit tonë dhe të bebes që unë pres.


Ai është dashuria ime, miku më i ngushtë, i vetmi për të cilin kam nevojë, ka shkruar aktorja franceze në Instagram.