Shkaku i divorcit te aktorit dhe regjisorit Mel Gibson pas 27 vjetesh martese, mund te jete lidhja e tij me kengetaren ruse Oksana Kolesnikova.

Lajmin e ka bere te ditur faqja ruse Kinonews, sipas se ciles Gibson e ka njohur Oksanen ne nje restorant ne Beverly Hills. Por nje zedhenese e saj e ka mohuar nje lajm te tille, duke thene se kengetarja vetem sa ka komunikuar pak me aktorin ne restorant.

Kohet e fundit u publikuan disa foto intime te Gibson me nje grua ne nje plazh, per te cilen u tha se ishte kengetarja ruse. Ndersa gushtin e kaluar ajo ishte pare ne xhirimet e filmit te fundit te Gibson.