Divorci i financierit Roger Xhenkins nga gruaja e tij bukuroshe boshnjake, Diana, rezultoi i lumtur dhe i qetë për të dyja palët, pasi ai i dha pa asnjë problem gjysmën e parave që kishte, jo më pak se 150 milionë euro. Çifti jetonte i ndarë prej tre vjetësh, por tani finalizuan divorcin dhe janë aq miq të mirë, sa Diana e adhuron të dashurën aktuale të ish-bashkëshortit. E si të mos e adhurojë, ajo është supermodelja Elle Mekperson! Xhenkins, i cili kishte ndërtuar pasurinë e tij si ekspert taksash për “Barclay’s Bank”, e bëri ish-gruan e tij një prej 500 personave më të pasur që jetojnë në Britani. Divorci i tyre është quajtur nga mediat britanike si “divorci paqësor dhe i lumtur”.